Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
A quhen vjetërsi pune, vitet e shkollës së lartë?
Merita Merja, parukierja dhe estetistja më e mirë shqiptare Këshillat e mia të bukurisë për stinën e verës
Djemte Kerkojne vajza...

Merita Merja, parukierja dhe estetistja më e mirë shqiptare Këshillat e mia të bukurisë për stinën e verës

Stina e verës sapo ka hyrë dhe një nga problemet kryesore është makijazhi që duhet të përdoret, si dhe trajtimi e kujdesi ndaj flokëve në këtë stinë të nxehtë. Të gjitha femrat kanë nevojë për këshilla estetike dhe këshillat këtë herë na i jep parukierja dhe estetistja e shkëlqyer Merita Merja…

 

– Merita, ti je parukiere, por edhe një estetiste e shkëlqyer. Një nga problemet që kanë femrat e sotme, sidomos tani që ka hyrë stina e nxehtë është aplikimi i kremit pudër ose ndryshe, fondotintës. Na trego diçka më shumë rreth tij…

Advertisement

– Është e vërtetë që ky problem është i madh, sidomos tani me ardhjen e verës. Aplikimi i pudrës së fytyrës është baza e një make up-i të bukur dhe perfekt. Nëse do të shohim lëkurën, do të vërejmë nuancat e ndryshme që dallojnë nga njëri te tjetri. Kjo është edhe arsyeja se pse nuanca e pudrës së fytyrës duhet të jetë e ndryshme nga njëri te tjetri. Lëkura jonë në përgjithësi përfaqëson edhe atë që jemi realisht. Kremi pudër konsiderohet si aleati kryesor i bukurisë së femrave, pasi falë tij mund të mbulohen defekte të vogla të fytyrës, rrudha të lehta, poret e zgjeruara apo njolla të vogla, ndaj është shumë e rëndësishme zgjedhja e tonalitetit të duhur, të përafërt me atë të lëkurës.

– Ku duhet tregur më shumë kujdes?

– Këshilla kryesore për zgjedhjen e pudrës që i përshtatet fytyrës suaj dhe që gjithnjë do t’ju lejojë të jeni perfekt e me një make up të bukur, është të zgjidhni një pudër me nuancë të ngjashme me atë të lëkurës. Në këtë rast, duhet të keni parasysh se lëkura gjithnjë tenton të ketë një ngjyrë që anon ose nga e verdha, ose nga e kuqja. Këto janë dy nuancat bazë të pigmentit të lëkurës. Duhet të tregoni kujdes të veçantë në zgjedhjen e tonit të duhur dhe për këtë duhet të vëreni me kujdes nuancën që ka lëkura juaj në pjesës e nofullës, afër qafës. Kështu do të dalloni nuancën reale të lëkurës suaj, në mënyrë që të zgjidhni edhe tonin që ju përshtatet më shumë. Ndaj, zgjidhni një pudër me ngjyrë identike apo shumë të përafërt me atë të lëkurës suaj, nëse nuk doni të dukeni sikur keni vënë një maskë në fytyrë. Pasi keni zgjedhur nuancën dhe llojin e pudrës që i përshtatet më së miri lëkurës suaj, një hap shumë i rëndësishëm është edhe aplikimi i saj.

– Cilat do ishin këshillat e tua për këtë stinë të nxehtë që po vjen? A mund të përdoret pudra çdo ditë apo vetëm në raste të veçanta?

– Realisht, nuk ekziston asnjë rregull. Gjithçka varet në dëshirën tuaj për ta përdorur atë, nga rezultati që doni të keni me make up-in tuaj, nga vendi ku jetoni dhe punoni. Me një fjalë, jeni të lirë për të vepruar si ta gjykoni të arsyeshme.

– Ti ke punë vazhdimisht me përgatitjen e nuseve, por sidomos gjatë sezonit të verës, ku me sa kam dëgjuar, mund të punosh me 100 nuse. Çfarë kërkojnë këto nuse për ditën e dasmës, për stilimin dhe trajtimin e tyre?

– Po, është e vërtetë që realizoj shumë stilime dhe make-up nusesh gjatë sezonit veror. Nuset shqiptare janë tek e thjeshta dhe tek e bukura që vjen nga kjo thjeshtësi. Fillojmë me trajtimin e flokëve që bëhen me botoks dhe jo vetëm për nuset. Me anë të tij e sjellim flokun në shëndetin e tij të plotë dhe pastaj i stiloj sipas formës së fytyrës, fustanit që ka veshur dhe komponentëve të tjerë.

– Po fustanet në sallonin tënd, janë të koleksioneve të reja?

– Po, absolutisht të gjitha të koleksioneve të reja, si të nuseve, ashtu edhe të mbrëmjeve. Në sallonin tim gjithçka është sipas trendeve të fundit. Ju keni qenë vetë dhe i keni parë madje sa të bukura dhe të kohës janë këto fustane. Janë perfekte për ditën më të bukur të femrës, por edhe për raste festash dhe mbrëmjesh të ndryshme.

– Gërshetat, vazhdojnë të jenë në modë?

– Ashtu si sezonin e kaluar, gërshetat janë shumë në modë sepse janë komode, të lehta dhe shumë të bukura për stinën e verës. Në sallonin tim çdo ditë ka nga një kliente që realizon gërshetat. Ka qenë edhe puna ime kolosale që i ka bërë klientet të dalin të kënaqura nga salloni dhe të vijnë përsëri, sa herë që kanë pasur nevojë për shërbime për flokët e tyre.

– Sigurisht edhe zgjatimet, apo jo?

– Po realizimet e ekstejshënave që bëhen në sallonin tonë janë afatgjata e të plota sepse vetë floku që përdoret është origjinal indian dhe stilohet, bëhet krehje, lyhet dhe i jepet forma që dëshiron klientja.

– Keni pasur shumë kursante, besoj me fillimin e verës…

– Në sallonin tim, kursantet nuk mungojne asnjëherë, madje në 1 shtator hap edhe shkollën e re për dhënien e mësimeve në artin e bukur të parukerisë dhe të estetikës. Kështu, kush e dashuron këtë art, mund të vijë në sallon dhe të regjistrohet për të nisur mësimet në 1 shtator. Ju mirëpres!

 

 

Këshilla për lexuesit

– Sa i dëmton flokët uji i pishinës?

– Nuk u bën aspak mirë dhe ka raste që ata marrin një ngjyrë si jeshile. Ajo çfarë e bën flokun jeshil është bakri që ndodhet në pishinë, nga tubat që sjellin ujin. Për ta riparuar këtë lloj dëmtimi dhe për të hequr ngjyrën jeshile, shpëlajini flokët mirë me një lugë gjelle uthull në një gotë me ujë.

– Cilat janë produktet më të nevojshme për flokët gjatë verës?

– Një shampo e mirë, sipas tipit të flokut tuaj, e shoqëruar me balsam. Në rastin e flokut të lyer ose të dobët, shoqërojeni me një maskë një herë në javë. Kurrë mos e teproni me produktet e kozmetikës në sasi, pasi ato janë të dëmshme dhe mund të bëhen shkak për rënien e flokëve dhe dëmtimin e tyre që në rrënjë.

– Si duhet bërë tharja dhe krehja?

– Intervali kohor për tharjen e flokëve me tharëse është midis 25 dhe 30 minutave. Në këtë mënyrë majat e flokëve nuk do të pësojnë djegie. Flokët me onde thajini pjesërisht me tharëse. Pjesën tjetër të tharjes lërjani ajrit. Vetëm pas tharjes mund t’i krihni. Nëse krehjen e formësoni me furçë, shfrytëzojeni atë që të përshtatet më mirë me flokët dhe përdorni karfica të buta që janë të përshtatshme për furçat e holla.

– Po për fytyrën çfarë duhet të përdorim?

– Zgjidhni kremin e duhur. Produktet e bukurisë ndryshojnë në varësi të stinëve. Kremrat në dimër janë më të pasur dhe më intensivë, që t’iu mbrojnë nga era apo i ftohti, ndërsa në verë preferohen kremra të lehtë dhe të lëngshëm.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A quhen vjetërsi pune, vitet e shkollës së lartë?

Next Post

Djemte Kerkojne vajza...

Advertisement