Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ledi Vokshi: E dua burrin, të mos i bëhet fjala dysh!

 

Ledi Vokshi është ndër ato këngëtare që risitë në muzikë i sjell ashtu si i do ajo, të çmendura, të forta të bukura për publikun. Këtë herë ajo premton se do sjellë një këngë shumë të bukur por përveç kësaj, u është përkushtuar edhe bizneseve të saj në Nju Jork. Për çfarë bëhet fjalë? Ja, jua thotë vetë Ledi më poshtë…

 

Advertisement

Fabjola Kuburi: – Ledi, si thua sikur të bëjmë një xhiro në jetën tënde? E nisim me fëmijërinë… Si e kujton atë kohë?

Ledi Vokshi: – Përshëndetje si fillim! Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur dhe shumë e lumtur. Kam vetëm kujtime të bukura prej saj… Kam qenë goca durrsake që luante në breg të detit dhe nuk e kishte problem të luante, edhe me çunat, edhe me gocat. Stilonim veshjet e kukullave, po luaja edhe me motorra. (Qesh)

– Të ka treguar mami për ditën që erdhe në jetë, çfarë kohe ishte, çfarë dite dhe çfarë ore?

– Kam lindur më 11 prill 23:58 dhe zakonisht i festoj të dyja ditët, edhe 11, edhe 12. (Qesh) Më thotë që ka vuajtur shumë me mua se nuk doja të dilja. E kam torturuar!

– Më tej më trego pak për shkollën… Si ke shkuar me mësime?

– Kam mësuar dhe marrëdhëniet me mësuesit i kam pasur shumë të mira. Ruaj kujtime shumë të bukura nga shkolla, edhe pse kam ardhur që 12 vjeçe në Nju Jork. Kam qenë nxënëse e dalluar dhe që 13 vjeçe kam filluar të punoj.

– Kur je ngjitur për herë të parë në skenë?

– Kur kam qenë shumë e vogël, sepse kam nisur të këndoj që fëmijë.

– I mban mend emocionet e asaj dite?

– Aq i mbaj mend sa dhe sot kur i kujtoj, më kap një emocion i jashtëzakonshëm. Janë disa gjëra që nuk shuhen kurrë, sado të rritesh dhe kudo që të jetosh.

– Mami më shumë të këshillon apo të bën kritika?

– Mami, ose siç e quaj unë, mbretëresha ime, është njeriu që më ka qëndruar afër në çdo situatë, më ka këshilluar dhe më këshillon si të isha ende e vogël, sepse siç thotë edhe ajo, sado të rritem, unë për të do të mbetem Ledi e vogël.

– Më trego pak edhe për relatat që ke me koleget në muzikë…

– Përgjithësisht, marrëdhëniet i kam të mira, sepse nuk jam tip që ndiej konkurrencë apo të ndihem keq nga suksesi i tjetrit. Unë jam Ledi, kam stilin tim dhe përfaqësoj veten time.

– Me cilën prej tyre shkon më mirë?

– Me të gjitha, nuk kam pasur mosmarrëveshje deri më sot me askënd. Ndonjë gërricje tek-tuk ka pasur, por jo problematike. (Qesh)

– Pra, ti nuk e ndjen konkurrencën në muzikë…

– Nuk kam arsye ta ndjej, kam mënyrën time të të prezantuarit, të të performuarit. Secili ka të drejtë të sjellë në treg këngën dhe muzikën që do. Pastaj është publiku ai që ndan profesionalen nga jo profesionalja, të bukurën dhe të dëgjueshmen nga muzika që bëhet sa për të thënë.

– Si nis dhe si mbaron dita jote?

– Kam një ditë të ngjeshur me aktivitete, takime, punë për të mbaruar, s’më del koha as për të pirë një kafe. Shumicën e kohës e pi në makinë.

– Ama, mbrëmjet nuk i lë pa shijuar!

– Po nëse nuk shijon mbrëmjet, nuk jeton në USA. (Qesh)

– Sa ka ndryshuar jeta jote tani që je bërë e famshme?

– Ka ndryshuar goxha, edhe pse fama ka të mirat dhe te këqijat e saj. Ndihem mirë me faktin që më njohin.

– Pse nuk nxore një klip këtë kohë?

– Sepse kam qenë shumë e zënë me punë të tjera të cilat nuk mund t’i lija pa përfunduar. Kam hapur butikun tim në Nju Jork, të cilit i kam vënë emrin e mamit tim: vvvvvv.kimeteboutique.com. Po ashtu, jam marrë edhe me punimet e një lokali hapja e të cilit do bëhet e mundur mbas verës. Shumë shpejt do sjell një produksion të ri dhe do ta kompensoj mungesën te publiku.

– Sapo kanë filluar përgatitjet e Këngës Magjike. Do të marrësh pjesë në të?

– Jo festivalet më duken shumë të stisura për të qenë pjesë e tyre.

– Këtu doja të dilja… Je shprehur nëpër rrjetet sociale se në kompeticionet tona asnjëherë nuk fiton ai që e meriton vërtet…

– Sigurisht, ju jeni vetë dëshmitarë të rrjedhës së funksionimit të festivaleve dhe e dini ju dhe të gjithë se kush e meriton ta fitojë festivalin dhe kush e fiton realisht.

– Veç muzikës, shpeshherë merresh edhe me fotografinë. Të pëlqen të bësh apo të të bëjnë foto?

– Jam goxha e dhënë pas fotografisë, më pëlqen të bëj dhe të më bëjnë foto. E dua të bukurën dhe, pse të mos i fiksoj momentet më të bukura e t’i shoh herë pas here?!

– Kemi parë shumë këngëtare të fiksuara pas linjave. Po Ledi, është e fiksuar?

– Më thoni cila femër, jo vetëm këngëtare, nuk është e fiksuar pas linjave?! Gjithmonë qeshim me shoqërinë duke thënë që, “kur të martohem edhe më prishen linjat, burri ka të drejtë të më lërë”… (Qesh) Kam qenë gjithmonë shumë e dhënë pas palestrës për ta mbajtur fizikun tim. Ndodh shpeshherë që, mbas ndonjë nate kur kam shijuar klubet, të përfundoj në palestër për të shijuar energjinë e saj.

– Cilat jane momentet e mërzitjes për Ledin?

– Nuk jam tip që mërzitem kollaj, i marr situatat me sportivitet dhe, ashtu si vijnë, edhe ikin.

– Shpesh të kemi parë të rrethuar nga shumë miq. Beson se ka miqësi të vërtetë?

– Shumë pak janë, numërohen me gishta, por rëndësi ka që ka akoma.

 – Ti vetë, je e kënaqur me çfarë ke arritur deri tani?

– Unë vetëm uroj të qëndroj gjithmonë ne sytë dhe mendjen e publikut, pastaj e mira nuk ka fund, kërkohet çdo ditë diçka e re dhe më e bukur se ajo që ke bërë.

– Cila është skena e ëndrrave të tua?

– Të këndoj për mamin tim dhe ta marr me të mira, kur e mërzis ndonjëherë. Ajo është skena e ëndrrave. Skenat fizike nuk e kanë vlerën e skenës shpirtërore, apo jo?

– Ta ka rrëmbyer zemrën ndonjë mashkull?

– Shumë duan të rrëmbejnë zemrën e Ledit, por a ia arrijnë?! (Qesh)

– Cili është personi që do t’i kërkoje falje publike tani?

– Nuk lëndoj ose të paktën mundohem të mos lëndoj njeri. Nuk më kujtohet dikush të cilit t’i kërkoj falje, përveç mamit që e di se e kam mërzitur në disa raste. Por, nuk jetoj dot pa u zënë pak me të e po ashtu, edhe ajo me mua. Love u mamush…

– Çfarë bën kur dikush të lëndon? Hakmerresh?

– Nuk jam hakmarrëse, por zakonisht më vijnë vetë situatat që t’ia kthej personit në fjalë me të njëjtën monedhë.

– Je me shumë qytetare amerikane apo qytetare shqiptare?

– Shqiptare përgjithmonë, gocë Durrësi e katunare Rrashbulli. (Qesh)

– Me status…

– Beqare ligjërisht. (Qesh)

– Mendon se meshkujt e kanë paksa të vështirë të lidhen me këngëtare?

– Ndoshta, por duhen pyetur meshkujt për këtë!

– Çfarë cilësish duhet të ketë mashkulli i Ledit?

– Të jetë i qetë, mirëkuptues, me karakter të fortë dhe të mos i bëhet fjala dysh! (Qesh)

– A ka diçka që të bën përshtypje në pamje të parë te një mashkull?

– Sytë janë pasqyrë e shpirtit, ata më bien më shumë në sy.

– Projektet e tua në vazhdim?

– Do ketë shumë gjëra të bukura përpara, kemi një verë për të shijuar, sigurisht me muzikën më të mirë. Do vijnë këngë të bukura. Uroj të pëlqehen. #teamledi #loveu

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kur gruaja vendos se ç‘lloj çifti jeni...

Next Post

Macet shtëpiake shtojnë rrezikun e verbimit; qentë e pakësojnë

Advertisement