Loja e famshme me letra në kompjuter feston 25 vjetorin e saj, ndërkohë që Microsoft e kishte menduar atë si një mjet për të na mësuar si të përdorim mausin. Mund të mendojmë se Solitaire tashmë është kaluar nga konkurrentët e saj, Candy Crush dhe lojëra të tjera, pak të përdorshme, por që të bëjnë të varur prej tyre. Megjithatë, Microsoft feston një çerek shekulli të lojës së famshme duke organizuar një turne që do të fillojë në qershor dhe ku do të përcaktohen lojtarët më të mirë botërorë. Për të marrë pjesë mjafton të instalosh Microsoft Solitaire Collection në një kompjuter që ka programin Vvindovvs 8.1, ose Vvindovvs Phone, si shkruhet në sitin amerikan Slate.com. Nëse ju bëni pjesë në ato që i kalojnë orët para ekranit për të luajtur dhe keni pak turp të merrni pjesë, dijeni se loja Solitaire është imagjinuar nga firma si një mënyrë për të fituar shkathtësi në përdorimin e një mjeti atëherë të ri, mausit, një lojë familjare që në vitin 1990 duhet t’i mësonte njerëzit me kompjuterat, duke i bërë ata më pak “të frikshëm”. Ai që e ka konceptuar lojën ka qenë një stazhier, Ues Çerri, por ai nuk mori kurrë para për të, me gjithë suksesin e shpikjes së tij. Që nga ajo kohë, loja nuk është zhdukur kurrë nga versionet e Vvindovvs, por ka pasur përmirësime. Për të shpjeguar jetëgjatësinë e kësaj loje kaq të thjeshtë, është hedhur një hipotezë, duke bërë një paralelizëm mes meditimit dhe atyre aktiviteve “jo pa ngjarje, por pa rezultate, nga të cilat nuk ruajmë pothuajse asnjë kujtim”…
Advertisement