Sa mua më dashurove! Sa mua më dhurove! A thua, sa m’u kushtove?! Sa më mundove! Sa më lëndove. A thua a u pendove? Sa më kërkove dhe prapë ma punove! Po, po, edhe mirë ma punove! Mu sa herë më afrove, a e kupton tani se mua më largove? Sa mua të më shohë syri, ty do të të kërkoj. Sa të më rrahë zemra, ty do të të kujtoj. Sa mundet me ec këmba, Ty do të të kërkoj. Sa të më rrjedhë gjaku, aty ti do të notosh. Rruazë e kuqe, rruazë e bardhe, aty ti do të jetosh. Sa më lëndove, në fund sa më ofendove, oh sa mire në fund mua ma punove, a thua sa u gëzove?! X.