Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Marsuela: Femrat ishin xheloze për mua!

 

Ka dalë nga Big Brother, pas qëndrimit prej disa javësh brenda dhe pas disa “rrëmujave” që shkaktoi, duke shfrytëzuar xhelozinë e Albës… Por, kaq! Aventura e saj mbaroi, ashtu si edhe ëndrra për të fituar paratë e çmimit të madh. Marsuela na tregon hapur në këtë intervistë gjithçka që ka përjetuar aty brenda dhe se për çfarë i vjen keq më shumë; sigurisht, edhe kjo ka lidhje me paratë… Në fund të fundit, a nuk janë pushteti dhe paraja synimi i gjithkujt në atë shtëpi?

 

Advertisement

Besarta Luga: – Marsuela, pak para se të dilje nga shtëpia, Bg Brother të kishte rezervuar një surprizë; letrën e vajzës. Besoj se, pas kësaj, nuk e prisje të dilje pikërisht këtë javë…

Marsuela Kreku: – Edhe e prisja, edhe s’e prisja. E prisja sepse Milena e kishte javën e parë të saj në shtëpi dhe publiku donte ta shihte edhe në vazhdim. Mendoja se eleminimi diskutohej mes meje dhe Fisnikut; mes ne të dyve e shikoja daljen nga shtëpia. Nuk e prisja për Fatjonin, sepse atë e shoh banor të fortë.

– Sa kohë mendove se do të qëndroje brenda në shtëpi?

– Besoja se do të qëndroja gjatë sepse fillova të luaja lojën time dhe të bija në sy gjithmonë e më shumë.

– A ishin skenat me Albën një mënyrë e përdorur prej teje për të qëndruar më shumë në shtëpi?

– Jo, aspak. Ishte thjesht një lojë edhe nga ana e banorëve që më shtynë sepse donin të shihnin reagimin e Albës, donin ta nxirrnin Albën nga vetja e saj.

– Domethënë, ishte lojë e banorëve dhe jo e jotja?

– Ishte edhe e imja…

– Me fjalë të tjera, po më thua se kjo ishte një mënyrë për të nxjerrë Albën nga loja dhe jo për të tërhequr vëmendjen e Diedonit, për shembull…

– Jo, jo të Diedonit aspak. Për atë kam shumë respekt sepse ka një kulturë krejt ndryshe nga Alba. Alba nuk e ka nivelin e Diedonit.

– Si ka mundësi që Alba u bë xheloze menjëherë pas hyrjes tënde? Të ka tërhequr Diedoni vërtet?

– Po e përsëris prapë që Diedoni ka një kulturë të madhe dhe unë kam shumë respekt për të, por nuk më tërheq si mashkull, nuk është në gustot e mia. Alba është xheloze e fiksuar, e tepruar dhe e tregoi jashtë mase në momentin e përplasjes me mua. Ndoshta për shkak të historisë që ka kaluar më parë në jetë, ka frikë…

– Meqenëse jemi te historia e jetës… Shumë vetë e kanë vënë në dyshim faktin që Marsuela është e vuajtur, e kanë përshkruar si një mashtrim nga ana jote… Je përpjekur të krijosh një lloj imazhi tëndin që nuk ekziston realisht?

– Jo, aspak. Kam treguar jetën reale që kam bërë. Ishte një veprim shumë i gabuar ai i Marias që fliste prapa krahëve të mi dhe paragjykonte jetën time jashtë shtëpisë. Përderisa unë nuk kisha folur për jetën time aty brenda, ajo nuk kishte të drejtë të paragjykonte. Maria ishte një banore shumë fallso dhe shumë negative. Ajo nuk di të bëjë lojë; ishte si një viktimë në shtëpi.

– Po ti, mendon se ke bërë lojë në Big Brother?

– Po, kam bërë lojë…

– Cila ishte loja jote?

– Loja e parë, që provokova Albën, provokimi me zyshën se si do të vepronte dhe çfarë kishte arritur të kuptonte tek unë.

– Dhe si të doli rezultati?

– Nuk më kishte kuptuar.

– Motoja e Big Brother sivjet është “pushtet dhe para”. A ishte kjo eksperiencë, pushtet dhe para edhe për ty?

– Mua nuk m’u dha ndonjë mundësi që të bëja një pjesë të lojës… Nuk e di për Fisnikun, por di që u morën lek nga Big Brother… s’arrita të luaja që të merrja edhe unë ndonjë gjë.

– Të vjen keq?

– Tani që dola, jo, por po të më jepej mundësia, do të përpiqesha të bëja edhe unë lojën time dhe të vazhdoja misionin që do të më jepej nga Big Brother.

– Çfarë mendon se kanë më shumë se ti, ata që vazhdojnë të jenë sot brenda në shtëpi?

– Ata nuk e meritojnë të gjithë. Për mua, tre persona janë atje kryesorë, që besoj se mund të arrijnë çmimin e madh. Ia uroj Kristit me gjithë zemër të fitojë, Fatjonit dhe Fabianit.

– Mendon edhe ti ashtu si mendojnë disa të tjerë, se Fatjoni po i humbet pikë vetes me lidhjen e krijuar me Xhensilën?

– Ndoshta edhe po, por unë mendoj se Fatjoni është aq i zgjuar sa mund ta kontrollojë lojën e vet dhe t’ia dalë mbanë kësaj situate.

– Njerëzit më të afërt për ty, siç më the, ishin tre meshkuj. Pse nuk u afrove shumë me femrat? Ishin xheloze për ty?

– Po, është shumë e vërtetë. Unë e dija se do të shkoja më mirë me meshkujt sesa me femrat. Arsyeja është se femrat ishin xheloze dhe këtë e treguan edhe në pjesën e lojës, sepse nuk u afruan shumë ndaj meje, kishin xhelozi, kur u thosha unë diçka ato nuk e bënin, nuk më jepnin afrimitet, asnjëra nuk donte të më rregullonte, asnjëra nuk donte që të isha më e bukur se ato. Xhelozinë ndaj meje ato e kishin shprehur në mënyrën e tyre…

– Nëse do të të kishte pëlqyer një djalë aty brenda, deri ku do të kishe shkuar?

– S’e kisha fare në plan këtë gjë dhe e kisha vendosur me veten time se nuk do të bëja asnjë lojë aty brenda, me asnjë mashkull. Një lidhje nuk do të ishte pjesë e lojës sime aty brenda për të fituar çmimin e madh. Unë nuk e shisja veten për shumën e lekëve.

– Je e zhgënjyer që tani je jashtë shtëpisë?

– Jo, jo. Ishte një përvojë që doja ta përjetoja, e përjetova dhe tani jam okej.

– Ke folur me vajzën?

– Po, po fola se kishte ditëlindjen. Fola në telefon, në skype dhe u kënaqa. Më kishte marrë malli që nuk e kisha afër. Në javën e para isha në mendime vetëm për vajzën, pastaj javën e dytë fillova të futesha edhe unë në lojë…

– Ishte e kënaqur vajza me ty?

– Po, shumë e kënaqur.

– Një pyetje të fundit kam për ty: Po të kishe marrë paratë e çmimit të madh, për çfarë do t’i kishe shpenzuar?

– Për të jetuar me vajzën, që të mos na mungonte gjë… të paktën të kishim një shtëpi dhe pastaj do të vazhdoja të punoja sepse puna nuk është për turp… Zysha më thoshte “ti di të bësh vetëm arusha”. Unë nuk e kam për turp të punoj, ndërkohë që zysha thoshte se “për para unë shes edhe fëmijët, shes edhe trupin tim”. Unë e shikoj pa vlerë një nënë të tillë…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Horoskopi 1 qershor-7 qershor

Next Post

Akullnaja që “rrjedh gjak”

Advertisement