Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ju pyesni mjeku këshillon…

Kohët e fundit më dhembin shumë këmbët dhe s’e kuptoj pse. Unë nuk merrem me punë fizike apo të qëndroj në këmbë. Jam pak mbipeshë, por kam vite kështu. Pse duhet të më dhembin tani?

– Dhimbjet e këmbëve mund të kenë shkaqe të ndryshme dhe një nga këto është edhe mbipesha. Nuk është thënë se pse dhimbja nuk ju është shfaqur përpara, nuk duhet të jetë kjo arsyeja. Shpesh ndodh që kjo është një nga arsyet e dhimbjes së këmbëve, por dhe kockave. Një arsye tjetër është lodhja, dëmtimi muskular, dehidratimi, si dhe ilaçe të ndryshme që mund të përdorni. Gjithsesi, është vizita te mjeku ajo që tregon shkakun e vërtetë të dhimbjes së këmbëve tuaja. Vizitohuni fillimisht te një patolog, që do t’ju drejtojë më pas te një specialist.

– Kam bërë analizat dhe kam dalë me shiritin e derrit. Ju lutem, më jepni një mjekim. Faleminderit.

Advertisement

Shiriti i derrit ose teniae saginata është një parazit i zorrës. Më mirë do ishte që ju të konsultoheshit drejtpërdrejt me një mjek infeksionist, sa më shpejt të jetë e mundur, për të marrë mjekimin e duhur. Kini parasysh që nuk jepen mjekime pa parë analizat dhe pa bërë vizitë te mjeku specialist.

– Më thahen shpesh sytë, ndërkohë që nuk kam infeksion. Çfarë ilaçi të përdor në këtë rast?

Loti Natural (Tears Naturale) është një solucion mjaft i mirë për syrin, veçanërisht për sindromën e syrit të thatë. Ai mund të përdoret çdo ditë dhe nuk ka efekte anësore. Gjithsesi, një vizitë tek okulisti do t’ju ndihmonte që ky problem të mos përsëritet.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kam dhimbje dhe hemorragji

Next Post

CILET NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE? Nga Artan Kristo

Advertisement