Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mund t’i transferoj studimet e mia në Itali?

– Jam Ardi, një student që studioj në Universitetin e Shkencave të Natyrës për Biologji. Jam aktualisht në vitin e dytë dhe dua t’i transferoj studimet në vit të tretë në Itali, pasi atje jeton një pjesë e familjes sime dhe dua të bashkohem me ta. A është e mundur kjo gjë? Nëse po, si mund të aplikoj dhe çfarë rruge duhet të ndjek?

Beskida ALIAJ, Koordinatore “INAS – ALBANIA”: – Përshëndetje Ardi. Kemi patur disa kërkesa të tilla dhe pyetje në lidhje me këtë, por me keqardhje ju bëj me dije se kjo procedurë nuk mund të kryhet. Shqipëria nuk është ende pjesë e BE-së apo të ketë nënshkruar ndonjë marrëveshje me ndonjë shtet që të mundësojë lëvizjen e lirë të studentëve. E vetmja mënyrë janë programet e shkëmbimit të studentëve dhe stafit akademik midis universiteteve shqiptare dhe të huaja, të cilët kanë lidhur marrëveshje. Përgjithësisht, universitetet kanë marrëveshje me disa universitete të huaja, por ky shkëmbim në shumicën e rasteve nuk realizohet, sepse nuk ka studentë të huaj që duan të vijnë në Shqipëri për të studiuar për 6 muaj apo 1 vit.

– Arsye tjetër është që shumë programe nuk kanë ngjashmëri dhe është e vështirë përputhja e kurrikulave.

Advertisement

– Pavarësisht se jemi pjesë e Kartës së Bolonjës, shumë vende nuk e zbatojnë dhe i janë rikthyer sistemeve të tyre. Pra, për universitetet tona shtetërore, cilado që të jenë ato, ky fakt rezulton i pamundur. Mund të shtoj se i vetmi universitet që e ka të mundur këtë transferim është “Zonja e Këshillit të Mirë”, që është universitet privat dhe ka marrëveshje me disa nga universitetet italiane. Për çdo pyetje apo paqartësi që mund të keni, mos ngurroni të na drejtoheni. Ju falënderoj. Beskida.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A ka të drejtë lejeje qëndrimi në Gjermani?

Next Post

Si ta ndaj një dhomë në dy pjesë?

Advertisement