Është publikuar më në fund klipi i shumëpritur i reperit KMC dhe këngëtarit Aurel Thëllimi. Kënga e cila u realizua në studion e DeVox dhe klipi nën kujdesin e kompanisë Fourinfinit, u mbajt enigmë deri ditën e publikimit të klipit titulli i këngës. “Tumankuqe” është kënga me motive popullore të vjetra e ndërthurur me ritme moderne. Klipi u pëlqye shumë dhe ka marrë shumë klikime që ditët e para të lançimit dhe mund të themi me bindje që KMC me këtë bashkëpunim ka rritur shumë audiencën e tij. Urojmë të vazhdojë kështu!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *