Të gjitha çfarë kam për ty po i përmbledh këtu, si një filozofi për jetën në një koncept të vetëm duke i quajtur si artin e të jetuarit në mënyrën më të këndshme dhe më të lumtur brenda mundësive tona. Ekzistenca e lumtur nga ana e vet përkufizohet si “parapëlqim ndaj jo ekzistencës”- nga ky përkufizim duket se jeta e lumtur dëshirohet nga ne për cilësitë e saj dhe jo nga frika e vdekjes. Ndaj, është e natyrshme dëshira, që të zgjasë pa fund. E në fakt ku qëndron kjo lumturi? Kur të hapësh sytë, të njohësh e të pranosh frikën tënde, do arrish të gjesh edhe përgjigjen e kësaj pyetjeje… Lumturia je ti, dita jote, nata jote… Lumturia është një mëngjes pranveror i ngrohtë… një erë e ftohtë dimri të acartë… Lumturia gjendet në njerëz, në detaje, në momente, në kujtime… Lumturia është një buzëqeshje, një këngë, një melodi, pak vargje dhe shumë dashuri… Lumturia është aty…hapi sytë dhe zemrën për ta parë dhe për ta ndjerë, kaloje frikën dhe shikoje mrekullinë. Buzëqeshi botës, kësaj hapësire të pafundme dhe misterioze. Ti je një çudi, ashtu si çdo element i këtij universi të mahnitshëm. Duaje veten dhe të tjerët, ne të gjithë duam të ndihmojmë njëri-tjetrin, të jetojmë me lumturinë e tjetrit jo me vuajtjet, të mos e përbuzim njëri tjetrin sepse kjo botë ka vend për të gjithë, prandaj nuk ka nevojë për urrejtje! Mos u bëj skllav i lakmisë, por diktator i saj mos lejo që zemra të të kthehet në makineri prodhimi, jo, sepse ti je një qenie njerëzore, ti ke ndjenja brenda vetes, përse burgos lirinë e shpirtit, përse e muros atë?! Lufto me jo-tolerancën, lufto me lakminë, lufto drejt një bote më të arsyeshme, drejt një aventure të mrekullueshme siç është JETA. Ti je vetë Jeta Natit.
Advertisement