Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Një dhuratë në Ditën e Nënës!

vali 2 vali ceremoni vali kopertina vali me cunat

 

 

Advertisement

 

 

Më 10 maj, ditën e Nënës, në ambientet e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Athinë u bë promovimi i librit të Valentina Jovanit, “Ëndërroja vajzën-nuse…”

Të gjitha nënat ëndërrojnë për vajzat e tyre… Ëndërronte edhe Valentina Jovani…

Gjithë nënave u dhemb shpirti kur “Vajza-Nuse” mbetet ëndërr… Edhe Valentinës. Por Valentina me këtë libër sikur e sjell më pranë vetes, vëllezërve, gjithë njerëzve të dashur… e bën vajzën pjesë të pandarë të jetës që vazhdon…

Kishin ardhur shumë njerëz, shumë shoqe, miq, poetë, shkrimtarë e gazetarë! Janë aq shumë sa nuk do mundemi dot t’i përmendim me emra të gjithë, por po veçojmë disa, si shkrimtari Miho Gjini (Mjeshtër i Madh), poeti Grigor Jovani, Kryetari i federatës zoti Etmond Guri, shkrimtari i njohur Petraq Pali, gazetarët e njohur të emigracionit, Ramadan Bigza dhe Elona Kataro, studiuesi Thanas Boçi, Kryetari i Unionit të Emigrantëve zoti Ardian Daullja, Kryetari i shoaqës “Elbasani” Andrea Ferizi, poetët Luan Zhuli, Liliana Furxhiu dhe Mimoza Çekiçi, poeti Eduard Konica, Ilir Mborja, Kostandin Taçi, Luan Ziflja, Harillaq Cici, Armando Zoga, Aqif Bozhiqi, Benjamin Ziu dhe të tjerë. Aktiviteti u hap me interpretimin e një poezie nga ana e poetes Ermira Ifandi.

 

SHPIRTIN TËND UJITUR

Nënë!

Jam unë shpirtit tënd ujitur…

në çdo rreze dielli,

që puthet me natyrën

në përqafimin madhështor të hënës me tokën.

Unë jam në prekjen e ditës

buzëve të mbrëmjes, erës

që tund gjethin.

Unë jam vjeshta edhe vera petale trëndafilit

mallit të çdo stine.

Nënë moj…

jam unë, vajza lule e Majit!

Fjala kryesore iu dha poetit, shkrimtarit dhe kryetarit të Klubit “Drita” zotit Nase Jani i cili ka përgatitur edhe librin “Ëndërroja vajzën-nuse…”. Më pas fjalën e mori poeti Arqile Gjata i cili i përcolli një mesazh familjes së Valentina Jovani.

Vazhduan përshëndetjet nga të pranishmit si Miho Gjini (Mjeshtri i Madh) që edhe interpretoi një nga poezitë e librit. Përshëndeti me shumë ngrohtësi publicisti, poeti dhe drejtori i Revistës Letrare “Pegasi”, zoti Grigor Jovani. Përshëndetën dhe interpretuan pjesë nga libri edhe të tjerë, si Etmond Guri (Kryetar i Federatës, poetja Brikena Qamo, shkrimtarja e njohur Elona Gjergo, Shkrimtari Petraq Pali, poeti Luan Ziflja, poetja Ajrefel Lefteri, shkrimtari Kostandin Taçi etj. Në emër të Unionit të Emigrantëve, me shumë emocione foli zoti Ardian Daullja.

Një falënderim i veçantë u takon edhe mikeshave të Valit, Eleonora Qeparoi dhe Aneta Niku, Arlinda Isaraj, Eleni Dhima, Alma Zekollari, Vana Gjika, Lida Imeraj, Monda Ylli, Rita Kolono Mirela Hoxha, Luljeta Gjerazi Dona Sh, Silvana Muco e shumë e shumë të tjera.

Gazeten INTERVISTA tani mund ta blini edhe në Greqi, në kioskat ku shitet shtypi i huaj. Nëse nuk e gjeni në kiosken pranë jush, na dërgoni një sms në 6938691274. Ju lutem na ndihmoni! Gazeta Intervista tani është e vetmja gazete në gjuhen shqipe në tregun grek!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ilir Meta: “Unë dua që të fitojë doktor Halimi”

Next Post

Horoskopi 18maj-24 maj

Advertisement