– Jam një vajzë e cila dua të ngelem anonime. Që e vogël si kam pasë mardhëniet e mira me vëllain tim. Dhe ma ka nxirë jetën në gjitha mënyrat prej fanatizmit të tij. Dhe sot jam akoma beqare për shkakun e tij sepse më ndau me njeriun e zemrës. Jetoj me nënën time, ndërsa ai është i martuar dhe e ka krijuar familjen e tij. Kam dhënë shpirtin për atë vëlla, tani ka ngelur e fundit fare. Ai është aksidentuar dhe i janë dëmtuar të dyja veshkat, dhe më ka kërkuar që ti jap një veshkë. Me thënë të drejtën kur e mendoj ai nuk e meriton me të këqiat që më ka bërë. Por dhe unë jam në moshë që dua të krijoj familje, dhe në moshë jam 37 vjeçe. Nuk di si të veproj, do ta dhuronit ju veshken për vëllain dhe pse ai nuk ka bërë kurrë gjë për mua, vetëm sa më ka dëmtuar?
Advertisement