Këtë javë mora rrugën drejt ministrisë së Brendshme të intervistoja, ministrin, zotin Xhafa dhe, për fat, sapo u futa te oborri i brendshëm i ministrisë shikoj nga larg një kokë të bardhë me kostum të zi. Ishte ministri vetë. Po po, vetë zoti Xhafa….

– Zoti ministër…zoti ministër. Jam Kaso Kosa, ju lutem një intervistë desha nga ju për gazetën tonë. – Ai qendroi në vend për të mos thënë shtangu…

– Kasoja the? Kaso Kosa? Sa e kam pritur një takim me ty mor Kaso. Më kanë folur shumë për ty dhe zotësinë tënde. Eja ngjitemi në zyrë dhe flasim shtruar pasi me ty duhet të mendohesh mirë para se të të kthesh përgjigje.

U futëm në zyrë dhe pashë që ministri u përkul nën tavolinë duke nxjerrë prej andej një shishe rakije plot.

-Ta pimë nga një gotë o Kaso, me që vjen për herë të parë te unë dhe që të jemi esëll për pyetjet e tua, – tha dhe qeshi me të madhe. – Është raki kumbulle nga Mokra e zierë dy herë.

– E pimë pa problem zoti Ministër. Unë mendoj të fokusohemi tek…

– Kaso, e para e punës me thuaj shoku Ministër. E dyta mos mendo se do të përgjigjem ashtu si do ti dhe e treta më thuaj cila ishte pyetja e parë që t’i përgjigjem pyetjes së dytë? Ç’ke more Kaso që më shikon ashtu apo u hutove nga pyetjet e mia që janë më të forta se të tuat. Hahahah…

– Shoku ministër. Këto ditë në media po flitet shumë për ngjarjet e Elbasanit. Si ka mundësi që një kriminel  arrin të godasi makinën e shefit të policise dhe të largohet?

– Kaso, Kasooo, e para e punës mos i thuaj kriminel djalit të mikut tim. Ai është i urtë dhe nuk duron dot perfoljet. Qazimi ose Lali siç i themi ne është rob zoti. Tani më thuaj ç’faj ka vjehrri se ç’bën dhëndrri i tij? Hë më thuaj? Prit mos ma thuaj tani po ndille njëherë gotën.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *