Tatuazhet janë një ndër gjërat që nuk mungonin në trupin e reperit kosovar, Getoar Selimi, pasi ai numëron shumë të tilla, por ja që për Getin, këto nuk mjaftojnë, sepse së fundi ka shtuar edhe një tjetër tatuazh në koleksionin e tatuazheve në trupin e tij. Imazhi i radhës që reperi ka zgjedhur të përjetësojë mbi lëkurë, është portreti i “Ali Pashë Tepelenës”. Nuk e dimë cila ka qenë saktësisht arsyeja e përzgjedhjes së këtij tatuazhi, por reperi, me siguri, duhet të ketë një simpati të veçantë për personazhin në fjalë. Pastaj, Getoari është veçanërisht i dhënë pas historisë së Shqipërisë dhe kjo mund të shikohet edhe nga vetë emri i tij, që është një miks mes fjalëve: gegë, toskë dhe arbëreshë.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)