Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Të mbetesh ose të mos mbetesh shtatzënë…

Si të kuptosh më mirë ovulimin dhe pjellorinë…

1. Si ta kuptoni ciklin tuaj mujor?
Nëse e njihni mirë ciklin tuaj menstrual, mund të shtoni mundësitë për të ngelur shtatzënë. Faza e parë fillon me ditën e parë të menstruacioneve. Trupi juaj lëshon hormone që e bëjnë vezën brenda vezoreve të rritet. Nga dita 2-14, këto hormone ndihmojnë edhe të trashet veshja e brendshme e mitrës, që të përgatitet për të pritur vezën e pllenuar. Ky quhet stazhi folikular.
2. Çfarë ndodh gjatë ovulimit?
Cikli mesatar menstrual zgjat 28-32 ditë. Ovulimi zakonisht ndodh nga dita 11-21-të e ciklit. Një hormon, i quajtur LH, shkakton lëshimin e vezës që është pothuajse gati. Në të njëjtën kohë, mukoza e qafës së mitrës bëhet më rrëshqitëse, për të ndihmuar spermën që të shkojë drejt vezës.
3. Gjithçka ka lidhje me kohën
Gratë lindin me një total prej 1-2 milionë vezësh, por vetëm 300-400 prej tyre lëshohen gjatë ovulimit. Zakonisht, gratë lëshojnë vetëm një vezë çdo muaj; ajo udhëton nëpërmjet njërit prej tubave të Fallopit, që lidhin vezoret me mitrën. Nëse koha është ajo e duhura, spermatozoidi mund ta pllenojë vezën në rrugën e tij nëpër mitër. Nëse pllenimi nuk bëhet brenda 24 orëve që veza ka lënë vezoren, atëherë ajo shpërbëhet. Spermatozoidi mund të jetojë 3-5 ditë, kështu që, nëse e dini se kur ovuloni, bëni seks me partnerin pikërisht atëherë kur keni më shumë shanse për të bërë ngjizjen.
4. Cilat janë ditët më pjellore?
Në përgjithësi, shanset më të mëdha për të ngelur shtatzënë janë kur bëni seks 1-2 ditë para ovulimit. Nëse keni një cikël të rregullt prej 28 ditësh, llogarisni që ovulimi zakonisht ndodh në ditën e 14 të ciklit. Mendoni të bëni seks çdo dy ditë rrotull kësaj periudhe, për shembull, në ditët 12 dhe 14. Kini parasysh se, nëse bëni seks çdo ditë, mund të ulet sasia e spermatozoideve të partnerit. Cikli juaj mund të jetë më i gjatë ose më i shkurtër, kështu që mund të gjeni një përllogaritës të ovulimit në internet, për të identifikuar ditën më pjellore.
5. Të zbulosh ovulimin nëpërmjet temperaturës
Pasi trupi juaj lëshon një vezë, hormoni progesteron ndihmon për të krijuar dhe mbajtur veshjen e mitrës. Progesteroni bën që temperatura juaj trupore të shtohet lehtësisht. Kështu, nëse e masni temperaturën nga zorra e trashë çdo mëngjes, para se të ngriheni nga shtrati, mund të zbuloni ditën kur ovuloni.
6. Parashikimi i ovulimit me hormone
Hormoni LH bën që vezoret tuaja të lëshojnë vezën. Kjo ndodh zakonisht 36 orë para se veza të lëshohet. Ju mund ta dalloni këtë shtim hormoni në urinë (ka aparate për këtë në farmaci, ashtu si testet e shtatzanisë). Këto teste japin rezultate me përqindje të lartë sigurie. Ju mund ta bëni testin 1-2 ditë para se mendoni se ovuloni, që të dalloni shtimin e LH-së.
7. Faza e fundit e ciklit menstrual
Gjatë gjysmës së dytë të ciklit tuaj menstrual, hormoni progesteron ndihmon në përgatitjen e shtresës së mitrës që do të presë vezën e pllenuar. Nëse veza nuk pllenohet dhe nuk vendoset në mitër, ajo shpërbëhet, niveli i progesteronit bie dhe afro 12-16 ditë më vonë, ajo, së bashku me veshjen e mitrës, nxirret jashtë trupit, me anë të menstruacioneve. Ato, zakonisht, gjasin 3-7 ditë. Pastaj, cikli fillon nga e para.
8. Mënyra për të nxitur ovulimin
Ka të dhëna se mjedisi ndikon te pjelloria. Nëse ju doni të shtoni shanset për të ngelur shtatzënë, duhet të hani ushqime të pasura me acid folik, të përdorni ushqime të shëndetshme, perime, fruta, të keni një peshë trupore të shëndetshme nëpërmjet dietës e fizkulturës dhe të evitoni kafeinën e alkoolin.
9. Pesha ndikon në pjellori
Një studim tregoi se gratë me IMT mbi normalen e kanë dy herë më të vështirë për të mbetur shtatzënë se ato me IMT normale. Nëse jeni mbipeshë apo obeze, rënia në peshë mund të shtojë pjellorinë tuaj dhe mundësinë për të mbetur shtatzënë. Sipas një studimi, një rënie në peshë me 5-10% mund të përmirësojë ndjeshëm ovulimin dhe mundësinë për të mbetur shtatzënë. Obeziteti mund të shkaktojë ulje të testosteronit dhe pjellorisë te burrat, por edhe të qenit shumë nën peshë mund të shkaktojë ulje të pjellorisë.
10. Mosha ndikon në shanset për të mbetur shtatzënë
Pjelloria ulet me kalimin e moshës, sidomos pas të 35-ave. Ajo ul edhe mundësinë që trajtimet e pjellorisë të kenë sukses. Ekspertët thonë se ju duhet të flisni me mjekun nëse jeni nën 35 vjeçe dhe keni 12 muaj që përpiqeni të mbeteni shtatzënë, ose jeni mbi 35 vjeçe dhe jeni përpjekur më shumë se 6 muaj.
11. Pjelloria ulet edhe te meshkujt, me kalimin e moshës
Studimet kanë treguar se numri dhe lëvizja e spermatozoideve ulet me kalimin e moshës te burrat, ashtu si funksionimi seksual, por nuk ka një moshë fikse që e bën një burrë shumë plak për të pasur fëmijë. Një studim tregoi se burrave 45 vjeç e lart u duhet më shumë kohë për të lënë një grua shtatzënë. Nëse partneri juaj është më i madh në moshë, mbase duhet të flisni me doktorin për të shtuar mundësitë tuaja.
12. Si mund ta shtojë një burrë pjellorinë?
Kjo mund të bëhet duke mbajtur nën kontroll stresin, duke evituar alkoolin dhe duhanin, duke mbajtur një peshë të shëndetshme dhe duke ngrënë ushqime të pasura me zink (gjendet te mishi, drithërat integrale, frutat e detit dhe vezët), selenium (mishi, fruta deti, drithëra dhe arra kashun) e vitaminë E. Ata nuk duhet t’i mbinxehin testet (jo banja të gjata, me ujë të nxehtë, në vaskë, apo sauna), pasi kështu ulet numri i spermatozoideve.
13. Trajtimet për pjellorinë
Janë të shumta arsyet që shkaktojnë mungesë pjellorie. Hapi i parë është të flisni me doktorin, që do t’ju japë analiza juve dhe partnerit. Trajtimet për pjellori mund të përfshijnë ilaçe pjellorie për të stimuluar ovulimin, inseminimin, që bëhet duke marrë spermatozoidet, duke i përzgjedhur dhe duke i futur në mitër, si edhe fekondimin in vitro, që bëhet duke marrë vezën nga vezorja, duke e pllenuar atë në laborator me një spermatoizoid dhe më pas, duke e futur në mitër.
14. Si funksionojnë testet e shtatzanisë?
Testet e shtatzanisë veprojnë duke kërkuar në urinë “hormonin e shtatzanisë”, apo hCG, që çliron trupi, pasi veza e pllenuar vendoset në mitër. Disa nga këto teste, që 5 ditë pas mungesës së menstruacioneve, mund të zbulojnë nëse keni mbetur shtatzënë.

5 shenjat e hershme të shtatzanisë:
– Ju mungojnë menstruacionet
– Urinoni shpesh
– Lodheni shpejt
– Ju vjen për të vjellë në mëngjes, ose gjatë ditës
– Gjoksi zbutet dhe zmadhohet

Advertisement

Të reja
Së shpejti, në treg, ilaçe me bazë kanabisi
Së shpejti mund të hidhen në treg ilaçet me bazë kanabisi, ndonëse disa kanë frikë se ky vendim është hapi i parë drejt legalizimit të tij. Ndërkohë që në disa vende europiane është legalizuar tashmë tregtimi i ilaçeve me bazë kanabisi, në shumicën prej tyre, këto ilaçe janë ende të jashtëligjshme. Kanabisi, pra, nuk do të konsiderohet vetëm si një drogë, por edhe si një substancë aktive terapeutike. Kanabisi ka shekuj që përdoret për qëllime mjekësore në disa zona të botës dhe tashmë, ai mund të jepet si një ilaç kundër dhimbjeve, ilaç relaksues ose kundër të vjellave. Në Europë, ekzistojnë ilaçe që përmbajnë kanabis, veçanërisht për të reduktuar dhimbjet apo efektet dytësore të pacientëve të prekur nga skleroza në pllakë, nga SIDA, apo kanceri.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kreshnik Xhaferaj: E humba shpejt shpresën se do të fitoja Në Vlorë, nuk janë të kënaqur me mua...

Next Post

Im shoq është bërë alkolist, si të veproj?

Advertisement