Me cilën shenjë kineze shkoni më shumë?
Miu
Miu-Lepuri
Çifti i formuar nga një Mi dhe një Lepur është i pamundur. Që të dy duhet ta evitojnë njëri-tjetrin sa më shumë të jetë e mundur, sepse janë vërtet të papajtueshëm. Të lindurit në shenjën e Miut janë shpesh shkaktarët e dështimit të marrëdhënies me Lepurin. Miu nuk i bën lëshime partnerit dhe preferon ta bëjë të vuajë. Lepuri është shpesh i ndjeshëm e pesimist dhe sjellja e Miut nuk rregullon gjë. Lepuri vetëm do të jetë fatkeq me një partner si Miu, që nuk e ka për gjë të thotë atë që mendon mbi sjelljen e tepruar të Lepurit, pa u shqetësuar se e lëndon. Lepuri ndjehet keq me Miun, të cilit i pëlqen ta bëjë qesharak në publik. Nga ana e tij, Miu nuk gjen në vatrën familjare ngrohtësinë që kërkon. Me një fjalë, as Miu, as Lepuri nuk janë të lumtur në këtë marrëdhënie që ngjan me dialogun mes dy shurdhëve…
Miu-Dragoi
Një marrëdhënie mes një Miu dhe një Dragoi është e shkëlqyer. Të dy ngjajnë aq shumë me njëri-tjetrin sa marrëdhënia e tyre dashurore nuk ka si të mos jetë paqësore dhe e lumtur. Me cilin tjetër një Mi do të kuptohej aq mirë sa me një Dragua? Ai do të jetë krenar të ketë përkrah një person kaq të bukur dhe inteligjent sa një i lindur në shenjën e Dragoit. Nga ana e tij, Dragoi ndjehet i kënaqur nëse e kalon jetën me një person kaq delikat, që di të dëgjojë dhe të flasë për ndjenjat e tij. Nëse Miu është burrë, ai do të kujdeset për gruan e tij të shenjës së Dragoit dhe do t’i financojë shpenzimet e saj të tepruara. Sigurisht, ata të dy mund të grinden, por jo për ndonjë gjë serioze. Shpesh, grindjet shkaktohen nga gruaja Dragua, shumë dorëshpuar, ose shumë indiferente në sytë e Miut. Megjithatë, këto grindje nuk zgjasin për një kohë të gjatë, sepse çifti Mi-Dragua është bërë për të zgjatur.
Miu-Gjarpri
Lidhja mes një Miu dhe një të linduri në shenjën e Gjaprit mund të bëhet, me kusht që të dyja palët të bëjnë shumë sakrifica. Çifti duhet të komunikojë shumë për të kapërcyer ndryshimet mes njëri-tjetrit. Lidhja mes Miut dhe Gjarprit mund të ekzistojë vetëm nëse Miu mbyll sytë para tradhtive të Gjarprit. Nga ana e tij, Gjapri duhet të tregohet i qetë përballë krizave të zemërimit dhe dhunës së Miut. Karakteret e Miut dhe Gjarprit nuk janë të lehta për t’u duruar, por me shumë mirëkuptim, asgjë nuk është e pamundur. Miu dhe Gjarpri duhet të përqendrohen te cilësitë e mira të tjetrit, për të shpëtuar çiftin e tyre. Diskutimet e rregullta bëjnë gjithashtu minimizimin e zemërimit dhe frikërat e Miut dhe të qetësojnë tensionet. Në fund, Miu dhe Gjarpri e vlerësojnë njëri-tjetrin dhe mund të bashkëjetojnë nëse ekziston vullneti i mirë.