Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Horoskopi 6 prill-12 prill

Dashi

Dielli dhe Urani janë ende në shenjën tuaj, por Marsi po largohet dhe ju do të ndjeheni menjëherë më të qetë, më pak të stresuar dhe më të relaksuar. Kjo është gjë e mirë për ju, por edhe për të tjerët, sepse janë ata që duhet të durojnë nervat tuaja. Ju do të harxhoni ca para për veten tuaj, por qejfi blihet me para, thotë një fjalë e urtë. Marrëdhëniet tuaja me seksin e kundërt janë ende pak të tendosura. Do të bëni përpjekje për të qenë më diplomatë, ndërsa ditëlindjen, do ta festoni me shoqërinë.

Demi
Marsi hyn në shenjën e Demit dhe ju jep shtysa për të vepruar. Ju do të rifilloni palestrën, vrapin, ecjen, do të punoni me të gjitha forcat, bile do të jeni edhe para me punën. Afërdita në shenjë ju sjell në humor të mirë në planin dashuror. Do të ndjeheni joshës, seksi, të ëmbël, bëni gjithçka për tjetrin, gatuani diçka që i pëlqen (por që është dietike). Edhe në familje apo me shoqërinë mund të organizoni dreka dhe darka, pasi keni dëshirë të ndryshoni rutinën.

Advertisement

Binjakët
Në planin sentimental do të ndjeheni paksa të zhgënjyer, as Afërdita në shenjën e Demit nuk ju ndihmon në këtë drejtim. Në çift do të mendoni se ju nuk përputheni në disa drejtime thelbësore në jetë. Tjetri/a do t’ju duket grindavec apo depresiv, gjë që jua prish edhe juve humorin, ndërsa në punë gjithçka shkon mirë. Lodheni shumë, por keni edhe rezultat. Disa miq duan t’ju prezantojnë me dikë. Prisni deri pas 12 prillit për një takim të ri. Afërdita do të jetë në shenjën e Binjakëve dhe situata do të përmirësohet.

Gaforrja
Java është e mirë në planin financiar. Ju do të përfundoni pagesën e një kredie, do t’ju japin një bonus në punë, dikush do t’ju bëjë një dhuratë, do të shisni veturën tuaj, etj. Do të ndani një sekret me një person shumë të afërt. Prisni prej tij/saj këshilla dhe që të ruajë të fshehtën tuaj. Profesionalisht, në punë do t’ju vënë direktiva të reja dhe ju do të jeni të detyruar t’i zbatoni, megjithëse nuk jeni dakord me to.

Luani
Do ta filloni javën pak si të lodhur, por do ta merrni veten shpejt. Morali juaj është pozitiv. Do të ndërgjegjësoheni mbi disa sjellje financiare që nuk ju ndihmojnë të mos shpenzoni më shumë sesa keni buxhetin. Dashuritë tuaja marrin një formë më të qëndrueshme dhe serioze, kështu që do të keni më shumë besim te tjetri. Në çift ndjeheni mirë dhe do të bëni gjithçka që edhe tjetri/a të ndjehet kështu si ju.

Virgjëresha
Saturni vazhdon t’ju ngacmojë. Kjo do t’ju acarojë nervat dhe do të përfundoni duke ia zbrazur dikujt gjithë çfarë ju mban barku brenda… Do të donit të relaksoheshit, por nuk keni shumë kohë, megjithëse e organizoni më së miri. Më shumë përgjegjësi ju bien mbi shpatulla. Në dashuri, do t’i thoni tjetrit gjëra të vogla që ju acarojnë dhe që nuk i kushtojnë gjë që të rregullohen. Ju prisni nga tjetri të bëjë më shumë për familjen dhe çiftin. Nëse jeni vetëm, do të bëni një takim që do t’ju lërë si të hutuar. Prisni sa të shihni se çfarë do të ndodhë.

Peshorja
Saturni në shenjë ju shtyn të mos nxitoheni dhe të rishikoni prioritetet tuaja. Çfarë ka më shumë rëndësi për ju? Dashuria, karriera, jeta familjare apo një ekuilibër i mirë mes të trejave? Ju do të reflektoni dhe do të merrni këshilla, keni nevojë të flisni me dikë gjithashtu. Keni dëshirë të bëni ndonjë ditë pushim dhe kërkoni ofertat më të mira. Nëse jeni vetëm, do të takoni një person që nuk është i/e lirë dhe që gënjen veten dhe juve. Kujdes!

Akrepi
Java juaj do të jetë shumë romantike, do të shkëmbeni e-maile, sms me partnerin/en dhe do të guxoni të tregoni anët e personalitetit tuaj, që zakonisht i fshihni. Ju keni më shumë besim te vetja dhe i pranoni më mirë defektet tuaja. Në punë do të shpërtheni, sepse do t’ju vijë qumështi i nënës në majë të hundës. Shefi ju acaron, ose kolegët janë të mërzitshëm. Ju duhet të bëni edhe punën e të tjerëve. Kur është shumë, është shumë… prandaj zemërimi juaj ka baza të vërteta.

Shigjetari
Saturni ju vë pengesa acaruese. Ju arrini t’i bëni të gjitha, por çdo gjë bëhet me sforcim dhe lodhje. Nëse do t’ju duhet të plotësoni dokumente të rëndësishme, verifikojeni gjithçka tri herë dhe jo vetëm një herë. Ju i bëni vetes pyetje, në mënyrë që ta orientoni më mirë karrierën tuaj. Doni të punoni ndryshe ose të rigjeni motivimin e fillimeve tuaja. Mbase ka ardhur koha të kërkoni një rrugë ose një punë të re. Mendojeni mirë, rutina nuk bën shumë për ju.

Bricjapi
Një konflikt me një burrë që ka një lloj autoriteti do të përfundojë keq. Kur ju shpreheni, apo grindeni, thoni gjithçka që keni në zemër, sepse i mbani gjërat për një kohë të gjatë brenda. Përpiquni t’i thoni gjërat kur është momenti dhe pak nga pak; do të jetë më pak e rëndë emocionalisht. Në dashuri, gjithçka shkon mirë si nga ana sentimentale, ashtu edhe nga ajo seksuale. Jeni në fazë ekuilibri. Nëse jeni vetëm, do të takoni dikë të bukur nga pamja e jashtme. Ju keni dëshirë të dini më shumë për të, në planin intelektual, gjithashtu.

Ujori
Do të jetë një periudhë e bukur, një javë kur do të josheni nga persona me botëkuptim dhe horizont të ndryshëm. Aq më mirë, sepse ju pëlqen të ushqeni kureshtinë tuaj me botë të reja. Verifikoni buxhetin tuaj, sepse bëni shpenzime pa e kuptuar as vetë. Niveli juaj i jetës është duke ndryshuar dhe kjo është gjë e mirë, por keni filluar të shpenzoni shumë për të tashmen, pa menduar shumë për të ardhmen. Në dashuri, jeni në një gjendje rutine. Po nuk bëtë përpjekje të dyja palët, asgjë nuk ndryshon.

Peshqit
Mërkuri është ende në shenjën tuaj deri më 10 prill. Përfitoni nga intuita që ju jep ai, pasi mund t’ju ndryshojë jetën. Në planin krijues jeni shumë të frymëzuar. Mund të shkruani diçka në Facebook, të shkruani një blog, etj., sepse keni gjëra për të thënë apo treguar. Nëse jeni vetëm, do të takoni një artist që do t’ju shtyjë të shpreheni. Dashuri apo miqësi? Ju takon juve ta vlerësoni se cila është më e mirë për ju. Në çift ju dialogoni shumë, mbi të gjitha subjektet, bile edhe mbi ato që janë të sikletshme (para, seks, etj).

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

CILET NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE? Nga Artan Kristo

Next Post

Xherdan Shaqiri: Nusen e dua shqiptare, por jo me shkuesi

Advertisement