– Kam shumë probleme me internetin, edhe pse paguaj një tarifë goxha të madhe në krahasim me kompanitë e tjera të internetit. Dua të di: A është e vërtetë apo e rreme ajo shpejtësi interneti që më shfaq mua kompjuteri?
– Ka disa mënyra për të testuar shpejtësinë e internetit dhe këto mund t’i gjeni në internet, me emrin Speed test. Ato gjenden dhe falas në internet, janë disa llojesh dhe kanë të njëjtin funksion, pra, tregojnë shpejtësinë reale të internetit tuaj. Fare thjeshtë, kur ta gjeni atë që ju thashë më sipër, i jepni komandën ping test ose dovvnload speed test apo edhe unpload speed. Pasi të keni shkarkuar versionin që ju dëshironi, klikoni “Start Test”, në mënyrë që të fillojë testimi i shpejtësisë së internetit në kompjuterin tuaj. Kur ju të jepni këtë komandë, testi i shpejtësisë do t’ju ofrojë një listë serverash. Një pjesë e mirë e tyre lidhen automatikisht me atë që ka linjën më të fortë. Ai që ka sinjalin më të fortë do t’ju japë rezultatin më të mirë. Pas kësaj, do të prisni disa minuta që dokumenti i testit të dërgohet në kompjuterin tuaj. Rezultatet do t’ju shfaqen në “Mbps”. Këtë shpejtësi krahasojeni me atë që matet nga operatori juaj dhe nxirrni konkluzionet që dëshironi.
Advertisement