Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Mesazhe & dedikime...
Test Dini të kujdeseni për lëkurën kur bën ftohtë?
Ylenia Iorio: Ndihem si ne shtepine time...

Test Dini të kujdeseni për lëkurën kur bën ftohtë?

Pranvera po vjen, por ende bën ftohtë dhe në këto kushte, disa gabime në fushën e kujdesit për bukurinë bëhen të pafalshme! Cilat janë këto gabime? Ky test ju thotë gjithçka dhe ju jep gjithashtu edhe rrugëzgjidhjet për të pasur gjithmonë çehre të mirë, edhe kur jashtë bën ftohtë.

1. Kur bën ftohtë, është mirë të përdorni si pastrues për lëkurën…
a. …atë që përdorni zakonisht
b. …një pastrues me bazë alkooli
c. …një pastrues me bazë vajore

2. Edhe kur bën ftohtë, lëkura duhet mbrojtur me një krem me faktor mbrojtës kundra rrezeve ultravjollcë:
a. Kjo varet nga vendi ku jeton, diku ka fare pak diell, diku më shumë.
b. Po, sepse dielli, megjithëse i dobët, dërgon gjithmonë rreze UV.
c. Po, rrezet UV janë po aq shkatërrimtare në dimër, sa edhe në verë

Advertisement

3. Çfarë toni sysh nuk duhet të përdorim kur bën ftohtë, që të mos kemi çehre të keqe?
a. Ton sysh me xixa
b. Ton sysh mat
c. Ton sysh me shkëlqim

4. Kur jashtë bën shumë ftohtë dhe nuk rri dot pa kapuç, si duhet t’ia bësh që flokët e gjatë (por edhe të shkurtrit) të mos e humbasin vëllimin e tyre?
a. Duhet t’i lidhësh topuz në majë të kokës
b. Mjafton t’i futësh flokët në kapuç në anën e kundërt në të cilën i kreh zakonisht.
c. Duhet të kujdesesh që të jenë tharë mirë.

5. Duhet evituar grimi kundër ujit (vvaterproof) kur bën ftohtë?
a. Po, grimi kundër ujit është destinuar për në verë. Qëndrimi i tij i mirë në lëkurë varet nga temperatura natyrale e epidermës.
b. Jo, përkundrazi, kjo është një ide e mirë për të evituar “sytë e pandës” kur era e ftohtë prek fytyrën.
c. Po, sepse ai than lëkurën dhe irriton sytë. Duhet evituar kur lëkura i nënshtrohet të ftohtit.

6. Çfarë ndryshimi ngjyre flokësh rrezikon t’ju tregojë çehre të keqe kur bën ftohtë?
a. Më shumë se 2 tone më të çelura ose më të errëta se ngjyra natyrale
b. Një çelje më shumë se 2 tone e ngjyrës natyrale
c. Një errësim më shumë se 2 tone, i ngjyrës natyrale.

7. Kur temperaturat janë të ulëta, duhet zgjedhur të kuq buzësh me ngjyrë të errët:
a. I kuqi i buzëve duhet zgjedhur në funksion të ngjyrës së lëkurës, si në dimër, ashtu edhe në verë.
b. Përkundrazi, kur bën ftohtë, ngjyrat e gjalla dhe të forta i egërsojnë tiparet e fytyrës.
c. Po, për të evituar çehren e keqe, duhet nxjerrë në pah buza, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës.

8. Kur bën ftohtë, më mirë evitoni eksfoljimet e lëkurës, që rrezikojnë ta lëndojnë epidermën e brishtë:
a. Jo, përkundrazi, eksfoljimi bën që mbi lëkurë të vendoset një shtresë yndyrore natyrale.
b. Jo, eksfoljimi bën të mundur çhelmimin e lëkurës, eliminimin e qelizave të vdekura dhe ndihmon penetrimin e hidratantëve të nevojshëm për një mbrojtje të mirë të lëkurës kundër faktorëve të jashtëm.
c. Po, në dimër është mirë të zgjidhen maskat që nuk e irritojnë lëkurën.

9. Për të pasur një çehre të mirë kur jashtë bën ftohtë, është mirë të konsumoni:
a. Kungull
b. Thjerrëza
c. Karota

10. Kur bën ftohtë, duhet ndërruar shpesh kremi hidratues, në mënyrë që lëkura të mos mësohet me substancat e tij aktive dhe të vuajë më shumë nga agresionet e jashtme:
a. Nuk është nevoja të ndërrohet kremi hidratues.
b. Po, lëkura e fytyrës mësohet më shpejt me një krem hidratues kur bën ftohtë, pra duhet ndërruar rregullisht, përndryshe, ai e humbet efikasitetin e tij.
c. Kremi hidratues duhet ndërruar rregullisht si në dimër, ashtu edhe në verë!

Përgjigjet
1. Përgjigjja e saktë është c-ja.
Pa dyshim, ju keni tendencë të keni të njëjtin pastrues për fytyrën gjithë vitin, por ajo që ju përshtatet në verë, nuk është po e mirë edhe në dimër. Në fakt, ajri i dimrit është më i thatë dhe ka tendencë ta dëmtojë hidratimin e lëkurës suaj. Përshtatjani pra rutinën tuaj të bukurisë stinës dhe evitoni pastruesit e tonikët me bazë alkooli, që e thajnë lëkurën. Në vend të tyre, preferoni pastrues me bazë vajore, që mbrojnë shtresën natyrale të hidratimit të epidermës suaj.
2. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Mos hiqni dorë nga kremi me SPF, megjithëse nuk ka ardhur ende vera. 30 minuta jashtë mjaftojnë që ta ekspozoni lëkurën tuaj ndaj diellit. Megjithëse rrezet e dëmshme të diellit janë më të rralla në dimër, përsëri jemi të bombarduar nga rrezet UV. Me një fjalë, duhet të përdorim një krem me SPF 30, apo ndonjë krem hidratant me faktor mbrojtës, për të mbrojtur lëkurën sa herë dalim jashtë.
3. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Për të mos patur një shikim si prej peshku të ngrirë, më mirë evitoni tonet e syve me xixa. Nën dritën e zbehtë dimërore, ato do t’ju bëjnë të dukeni me çehre të vrarë dhe shikimin bosh. Preferoni efektet tonet e syve me shkëlqim metalik, ose mat.
4. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Për të pasur flokë plot volum, pasi i keni mbajtur 45 minuta të mbështjellë me një kapuç leshi, futini flokët në drejtimin e kundërt me atë të krehjes së zakonshme dhe rikthejini në vend, pasi të keni hequr kapuçin. Efekti i volumit të madh është i garantuar!
5. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Grimi kundër ujit është një mbrojtës i mirë kundër kushteve të këqija atmosferike. Ai nuk e than lëkurën e fytyrës, as nuk irriton sytë apo buzët më shumë se një grim tradicional. Përkundrazi ai bën të mundur të evitohet kullimi i rimelit nëpër faqe për shkak se ju lotoni nga të ftohtit.
6. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Kur bën ftohtë, duhet evituar ndryshimi i ngjyrës së lëkurës 2 tone mbi ose nën ngjyrën tuaj natyrale. Ndryshimet radikale të ngjyrës mund të bëhen dramatike nën dritën e paktë, sidomos kur keni një lëkurë të zbehtë. Biondet duhet të preferojnë ngjyrat e arta në bezhë, ndërsa brunet, një kafe gështenjë ose ngjyrë çokollatë.
7. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Pavarësisht temperaturës jashtë, duhet ta zgjidhni të kuqin e buzëve në funksion të ngjyrës suaj të lëkurës. Ato që kanë lëkurë të bardhë mund të zgjedhin një të kuq buzësh rozë të ndezur, ose të kuqe-në vjollcë. Ato që kanë lëkurë mesatare në mat, mund të zgjedhin ngjyrat nga korale në të kuq. Sidoqoftë, preferoni të kuqtë hidratues që zgjasin shumë dhe që i ruajnë buzët tuaja nga thatësia dhe irritimi.
8. Përgjigjja e saktë është b-ja.
Eksfoljimi është shumë i rëndësishëm në dimër! Ai bën të mundur eliminimin e qelizave të vdekura dhe ndihmon penetrimin e substancave aktive të kremrave hidratues dhe mbrojtës. Kështu, do të evitoni që lëkura juaj të rripet pasi keni vënë kremin-pundër. Por, kujdes! Nëse eksfoljimi bëhet shumë shpesh, ai dëmton shtresën ujore-vajore natyrale të lëkurës, që e mbron atë. Në rastin e lëkurës mikse ose me yndyrë, ritmi i duhur është 1-2 herë në javë, ndërsa për lëkurat e thata, mjafton një herë në dy javë.
9. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Në dimër, ju mund të konsumoni sa të doni kungull. Ai ka karotenoide (provitaminë A) me shumicë dhe është garantues i çehres së mirë. Një tjetër truk për të pasur çehre të mirë, nëse nuk ju pëlqen supa me kungull: Një ose dy herë në javë, vini pak vetënxirës në kremin tuaj të natës, për të pasur një ngjyrë të shëndetshme dhe natyrale.
10. Përgjigjja e saktë është a-ja.
Lëkura rinovohet çdo 28 ditë, pra, nuk ka nevojë ta ndërroni kremi tuaj hidratues, sidomos nëse ndjeni se ju bën mirë, si në verë, ashtu edhe në dimër. Megjithatë, përkujdesjet ndaj lëkurës janhë të ndryshme në dimër dhe verë. Në dimër duhet ta eksfoljoni mirë lëkurën për të hequr qelizat e vdekura dhe për t’u lënë vend qelizave të reja. Gjithashtu, lëkura çhidratohet më shumë në darkë dhe natën, kohë kur qelizat tuaja rigjenerohen më shumë. Për këtë arsye, është mirë të përdoret një krem hidratues më i yndyrshëm në dimër, apo krem kundër rudhave, para se të flini gjumë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mesazhe & dedikime...

Next Post

Ylenia Iorio: Ndihem si ne shtepine time...

Advertisement