Seksioni Kundër Narkotikëve në Policinë e Durrësit arrestoi në flagrancë për veprën penale të “Trafikim të narkotikëve” Petrit Metën, 38 vjeç, lindur në Lushnjë.
Në ambjentet e Portit Detar Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Citroen C – 3”, me ngjyrë gri, me targë AA530KZ, me drejtues mjeti me autorizim shtetasin Petrit Meta, i cili po udhëtonte nga porti i Durrësit drejt Barit në Itali, në pjesën e brendshme të kroskotit u gjetën dhe sekuestruan 5 pako të mbështjella me natriban me ngjyrë kafe.
Pakot kishin një ngjitëse me ngjyrë të bardhë me mbishkrimin “Afganistan”, mbështjë me letër alumini. Brenda tyre gjendej lënda narkotike e llojit Heroinë, në total 2. 586.5 gr.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorise për Krimet e Rënda, për veprën penale të “Trafikim të Narkotikve” parashikuar nga neni 283/a i K.Penal në ngarkim të shtetasit Petrit Meta.