Kur vajzat e skenës heqin rrobat: Kallashi
(Ky shkrim këshillohet të lexohet nën tingujt e “You can leave your hat on” http://www.youtube.com/watch?v=jbqpG5fYai4)
Diku është gjoksi, diku është fundshpina, diku një pamje e plotë e nudos ku gjethen e Evës, e zëvendëson një trëndafil. Ndonjëherë janë reale, shpesh ka meritë bisturia e diku tjetër photoshopi, por në çdo rast, kjo mban gjithmonë të njëjtin emër: Lakuriqësi, që edhe pse artistike, huton, shokon e në një vend si Shqipëria, jo rrallë, edhe skandalizon. Dëshirë për famë, për para apo thjesht për të mbetur në qendër të vëmendjes?! Jua lëmë juve ta gjykoni, por duket se në secilin rast, vajzat ia kanë dalë të marrin çfarë duan, për sa kohë mbeten ende emrat më të lakuar të skenës, duke rivalizuar ndjeshëm edhe “kolegen” e tyre ndërkombëtare, Kim Kardashian. E ndërsa këto “nimfa” të skenës e kanë “thyer tashmë akullin”, ne po përpiqemi të paramendojmë se cila do të jetë nudoja e radhës…
Kallashi
Nëse Bleona Qerreti u kritikua kaq shumë edhe nga bashkëkombasit për veshje-zhveshjen e saj në AMA, kjo ishte edhe për faktin se përfaqësimi që ajo u bëri të pasmeve, nuk ishte ai i duhuri. Ndoshta disa prisnin shumë më shumë. Madje, shumë prej tyre nuk ia falin këtë dhe mendojnë se ka plot femra shqiptare që do t’i kishin përfaqësuar më “denjësisht” format mesdhetare të femrës shqiptare. Sipas tyre, një prej tyre do të ishte edhe e shumëpërfolura Kallashi, e cila tashmë e lodhur nga qarkullimi i nudove të postuara prej asaj vetë në internet, ka kërcënuar se do ta mbyllë me kaq. Kjo, sepse nudoja e saj po eklipson këngët dhe bashkëpunimet e saj të fundit. Dhe Kallashi ka të drejtë, këtë herë ka qëlluar në shenjë, vetëm se ndonjëherë bëhet e vështirë të kuptosh ku nis artistikja dhe ku mbaron vulgarja.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)