– Përshëndetje doktoreshë Elida! A ka ndonjë ilaç apo ushqim që stimulon shtatzaninë? Unë kam një fëmijë dhe më pas kam pasur një ndërprerje shtatzanie në muajin e dytë (8 javësh), nuk kam infeksione. Theksoj që kam bërë edhe analiza. Jua thashë këto të dhëna që të më jepni një përgjigje, ju lutem. Faleminderit.
Dr. Elida Tepelena, obstetër-gjinekologe: – Proceset fiziologjike në organizimin e njeriut janë komplekse dhe nuk mund t’i veçojmë njërin nga tjetri. E njëjta gjë ndodh edhe me sistemin riprodhues. Që një organizëm të funksionojë mirë, duhet së pari të ushqehemi shëndetshëm dhe me një larmi ushqimesh, pa neglizhuar dhe pa i tejkaluar ato. Gjithashtu, shumë i rëndësishëm është edhe aktiviteti fizik. Përsa u përket analizave që keni bërë, ju nuk keni përshkruar çfarë keni bërë ju dhe bashkëshorti juaj, prandaj duhet të vazhdoni përpjekjet duke biseduar me gjinekologun tuaj dhe duke bërë analizat e nevojshme.
Advertisement