Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Plagë dashurie…

Në kujtime do te zhytem e lotin do ta fshi, ti larg nga unë e une larg nga ti. Sa shume na vrau kjo dashuri! S’paten kuptim keto ndjenja, te bashkuar s’na mbajten dot, xhelozia veniti buzen e na la te jetojme me lot. Si ta fsheh kete ndjenje?! Valle si ta hedh te shkuaren pas?! Çfare t’i them zemres kur ajo ty te te therrasë?! Me meso si te harroj, si me mesove te dashurohem, dy shpirtra te ndare me thuaj zemer si harrohen?!
Të jetosh çdo çast kur një pjesë e qenies tënde jeton larg dhe aq më keq kur e di që s’të përket aspak. E ç’rëndësi ka për mua, veç ekzistencës tënde. Vetem njëherë të jem me ty, të qendroja një minutë, atëherë e kisha lutur Zotin që të vijë dhe le të më marrë në atë botën tjeter sepse asaj bote i takoj pa ty. Eh, sa e sa orë e ditë më ikin duke të menduar ty, netëve, përpëlitem dhe ndjej shtrëngimin në zemër, lotët më rrjedhin pa pushim derisa bien rrezet e diellit mbi dritaret e dhomes sime, atëherë lotët teren nga ngrohtesia e rrezeve mbi fytyren time. Fytyra jote trazon çdo gjë në shpirtin tim, më ngacmon fantazinë. Ngado që po i hedh sytë më duket se të shoh, shoh atë buzëqeshjen tënde magjepsëse, ato buzë të ëmbla, ata sy të shkruar. Ngado që e hedh dorën, të përfytyroj se të prek. I prek ato flokët e tu të gjatë, atë trup të bukur, mendoj se jam i ulur mbi prehërin tënd dhe ngadalë më perkëdhel. Ç’t’i bëj tani shpirtit që të do pranë dhe s’të ka?! Oh, ZOT, si nuk erdhe të ma marresh?! Këtë shpirt që të mos vuaj më ç’t’i bëj zemrës që brenda saj qëndron vetëm ti? Ti që je e vetmja rrënjë e mbijetesës së saj! Ç’t’u bëj syve që ndjejnë mall e duan të të shohin dhe derdhin vetëm lot pa ndalë! Ç’t’i bëj vetes sime që është dashuruar marrëzisht pas teje? Jam unë që të thërras me zë te shurdhër dhe vuaj brenda vetes këtë dashuri. TË DUA me shpirt. E dashuruar si sot do të mbetem pas teje përgjithmonë. Dhe nëse kam lënë diçka te ti, një ndjenjë të vogel dashurie apo respekti, të lutem mbroje, mos e fshij nga kujtesa jote. Unë do të të dua deri në përjetësi vetëm ty, këtë fjalë do ta mbyll brenda në shpirtin e kurrë s’do ta tradhtoj veten time. Nësë do të më marrë malli për ty, do ta gjej, ta shuaj në skutat e kujtimeve të mia që i ruaj të pastra. Lola.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mesazhe miqësie...

Next Post

Urime...

Advertisement