Tërheqja e kompozitorit të këngës që do të na përfaqësonte në Eurovizion, u përfol shumë edhe nga vetë këngëtarët dhe njëra prej atyre që kanë reaguar ka qenë Anjeza Shahini, e cila e ka quajtur këtë tërheqje të këngës si një kapriçio aspak profesionale. Më tutje, Anjeza ka vazhduar: “Unë dua të jetë në Eurovizion ai që e meritonte dhe e ka merituar prej kohësh, Bojken Lako. Me gjithë respektin për artisten Elhaida, nuk më duket e drejtë kjo kapriçio aspak profesionale e kujtdo për t’u tërhequr. Ku shkuan të gjitha rregullat që vihen përpara festivalit në kaq vite? Kush janë këta njerëz që marrin përsipër të bëjnë si të duan me televizionin e shqiptarëve taksapagues? Më duket e padrejtë dhe mungesë respekti kundrejt gjithë artistëve të tjerë që prej vitesh respektojnë rregullat. Vitin e ardhshëm le ta dërgojnë Elhaidën me një format të ri festivali, ku zgjidhet një përfqasues dhe konkurrojnë kompozitorët për këngën që i përshtatet më mirë këngëtares, sikurse kanë bërë shumë shtete. Me siguri, do të kemi edhe rezultate shumë të mira”, ka përfunduar ajo. Pas reagimit të saj, kanë replikuar edhe disa kolegë, si Dren Abazi, i cili i ka kërkuar me çudi Anjezës që të qetësohet. Tani, nuk e morëm vesh, Anjeza e kishte me festivalin apo me këngëtaren që do të na përfaqësojë, duke qenë se vetë ishte për Bojken Lakon?
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)