Anxhela Martini tashmë është një tjetër shqiptare e kudondodhur në eventet e huaja. Modelja, edhe pse nuk ishte e pranishme në ndarjen e çmimeve Oscar, nuk mungoi në after partyn e tyre. Anxhela Martini ka qenë ndër femrat që kanë rënë më shumë në sy gjatë eventit bamirës të organizuar nga ylli i muzikës Elton Xhon, ku është fotografuar krah legjendës së muzikës, madje në njërën prej fotove që ka postuar, është pranë Ankëll Rash, ku duket Elton Xhoni, i cili bën me gisht sikur ka lakmi që ajo po ia merr mikun. Në fakt, duhet të ketë kujdes se Anxhela shquhet si “hajdute” zemrash. Disa ditë më parë, Anxhela ishte e pranishme edhe në ditëlindjen e Rihanës, ku pozoi krah legjendës së rokut, ish-vokalistit të Rolling Stones, Mik Xheger.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)