Këngëtarja Tuna, gjendet në Tiranë që prej fillimit të spektaklit “Dancing vvith the Stars”. Gjatë njërës prej këtyre mbrëmjeve, Tuna ka përjetuar një surprizë mjaft të këndshme nga grupi i miqve të “Dancing vvith the Stars”, mes të cilëve dhe partneri i saj në garën e kërcimit. Pas spektaklit, në orët e para të mëngjesit, Tunës i është bërë një surprizë duke i kënduar serenatë poshtë ballkonit të hotelit ku ajo po qëndron në Tiranë. Këngëtarja, edhe pse e emocionuar, e ka fotografuar këtë moment të bukur dhe më pas e ka postuar në faqen e saj në Instagram, duke e shoqëruar me fjalët: “Familja e “Dancing vvith the Stars” duke më kënduar serenatë poshtë dritares në këtë orë të natës” dhe në fund e ka mbyllur me një falënderim.
Advertisement