Moderatorja bukuroshe e Ora News, largohet nga ky televizion për t’u zhvendosur në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Nuk e dimë ende nëse kjo shkëputje e saj nga televizioni është përfundimtare apo cilat janë arsyet e këtij largimi. Ajo që dihet është se tani, Jonida do të jetë pjesë e administratës së Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse ajo e ka lënë emisionin “Natën Vonë” për këtë projekt, i cili nuk ka lidhje aspak me televizionin apo gazetarinë ku ishim mësuar ta shihnim Jonidën. Këtë vit, moderatorja e ka nisur me ndryshime rrënjësore dhe ne i urojmë suksese.
(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)