Ndërkohë që deri tani e shihnit si pjesë të pandashme të emisioneve sportive, tani do ta shihni larg sportit dhe televizionit, sepse… po pret një fëmijë! Vetë Enkeleda është shprehur se do t’i lërë pas dore angazhimet profesionale pasi po i përkushtohet dëshirës së saj më të madhe, të krijojë një familje. Gjithashtu, moderatorja është shprehur se bashkë me bashkëshortin e saj, kishin kohë që mendonin të kishin një fëmijë dhe se ky ka qenë momenti i duhur për ta.
Pritet që vajza të lindë gjatë stinës së verës dhe interesant është fakti që Enkeleda do ta marrë atë në studio, ku edhe ndoshta i lind dëshira për sportin. Kështu, Enkeleda Zeko bëhet një tjetër personazh që i shtohet listës së atyre që janë bërë prindër.

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *