Ujori
Dashuria: Realizmi do të përmbysë dashurinë tuaj në vitin 2015. Ju do të ndërgjegjësoheni për atë që ju mungon dhe do të pushtoheni nga një ndjesi pasigurie. Me bazë, apo jo, këto emocione do ta ndryshojnë në mënyrë radikale jetën tuaj dashurore dhe mënyrën se si i konceptoni lidhjet. Nëse jeni në çift, do ta kuptoni se ndryshime të thella do të jenë të nevojshme për ekuilibrin tuaj. Nëse partneri/ja nuk ju ndjek pas në këtë dëshirë, do ta keni të vështirë të mendoni një të ardhme të përbashkët. Megjithatë, mos reagoni me nxitim; mund të pendoheni më vonë nëse nuk i jepni një shans. Për beqarët është koha të ndalen dhe të analizojnë me gjakftohtësi situatën. Cilat janë dëshirat tuaja reale? Për ku jeni drejtuar? Mos i zini besë impulsitivetit që do t’ju shtyjë të gaboni dhe hapini sytë mirë mbi shanset që ju ofrohen.
Puna, paratë: Me gjithë një angazhim nga ana juaj që prej afro dy vjetësh, do t’ju duhet të keni ende durim, për të parë frytet e këtyre përpjekjeve. Eksperienca që do të përfitoni nga kjo, do t’ju bëjë mirë. Mësoni të jini pozitivë; durimi dhe vetëmohimi juaj, më në fund, do t’ju shpërblehen. Krijimtaria juaj do të jetë në kulmin e saj në prill dhe pikërisht në këtë kohë, do t’ju duhet të ruani gjakftohtësinë. Do të ndjeni se puna juaj nuk vlerësohet aq sa duhet, megjithatë, duhet të bëni durim, sepse sapo të kalojë vera, parashikohen ndryshime. Financiarisht, do të dini të ruani masën, gjë që do t’ju lejojë të mos shqetësoheni për gjendjen tuaj të parave. Të paktën nga kjo anë do të jeni të qetë.
Shëndeti: Horoskopi i vitit 2015, parashikon një gjendje lodhjeje fizike për shkak të dimrit, por që do të fillojë të përmirësohet që në shkurt dhe ju do të filloni të mbusheni gjithë energji. Gjatë verës, sigurohuni të bëni ca banjo dielli, për të evituar mungesën e vitaminës D. Objektivi juaj këtë vit është të rigjeni potencialin tuaj fizik. Zbrazini tensionet në aktivitete fizike intensive si aerobia apo vrapi. Evakuoni gjithë këto tensione për të çliruar mendjen. Kështu, do të jeni edhe më efikasë.
Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e parë: Vit i mirë përsa i përket fushës financiare, pra, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, edhe për punën.
Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e dytë: Për ju, ky vit do të jetë i orientuar drejt lidhjes në çift. Bëni ç‘është e mundur për ta ndryshuar situatën, nëse nuk ju pëlqen.
Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e tretë: Këtë vit do të merrni vendime që mund të kenë lidhje me punën, apo zyrtarizimin e një kontrate apo lidhjeje.
Vipa të lindur në shenjën e Ujorit: Xhenifer Aniston, Misha Barton, Kejt Moss, Opra Uinfrei, Shakira, Olivia Ruis, Kristian Bejl, Alishia Kis, Tejlor Lotner, Beth Dito, Xhon Travolta, Fil Kollins, Kerri Uashington, Eshton Kuçner, Nastasia Kinski, etj.
Advertisement