Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë shenjash ka Alzheimeri?

– Doktor Agroni, a mund të më flisni pak për sëmundjen Alzheimer? Kam frikë se mamaja ime vuan nga kjo sëmundje. Ajo ka vuajtur nga anemia dhe më vonë i thanë se ka sëmundjen Alzheimer. Ju lutem, më thoni, çfarë shenjash ka kjo sëmundje, që të shikoj nëse përputhen me ato të mamasë sime? Si trajtohet Alzheimeri? Ju falënderoj.
Dr. Agron Islamaj, neurolog: – Sëmundja e Alzheimerit, është një dukuri që prek trurin e personave me moshë mbi 60 vjeçare. Shkaqet më të shpeshta janë ngushtimi apo dëmtimi i enëve të gjakut të trurit, si pasojë e arterosklerozës, ose aksidenteve vaskulare (zënie, ose çarje, pra, hemorragji e tyre), ose pas traumave fizike (goditjeve në kokë), ose pas traumave psikike, apo kalimit të sëmundjeve të tilla si për shembull anemia, operacionet në kokë, ose pas sëmundjeve të zemrës e mushkërive etj. Përsa u përket dukurive klinike, së pari, shihet procesi i harresës, po ashtu orientimi me vështirësi në kohë e hapësirë, çrregullimet e gjumit, indiferenca për ngjarjet e situatat që përjeton, shenja këto që vijnë duke u thelluar e arrijnë deri aty sa këta të sëmurë shkëpusin lidhjet me ambientin dhe njerëzit e afërt që kujdesen për ta. Po ashtu, nuk kujdesen për higjienën personale, si dhe veshjen, etj. Në këto raste, për vendosjen e diagnozës ndihmohemi nga dukuritë klinike, historiku i sëmundjes, si dhe bërja e ekzaminimeve të tilla si psh. EEG-ja, apo CT. ose R.M. e kokës. Përsa i përket mjekimit, ky ndihmon në frenimin e ecurisë së sëmundjes. Konkretisht, përdoren barna të tilla, si për shembull:
1. Demaxi 10 mgr. 2 x 1 kokërr, (8.00-20.00)
2. Vazanati (R) 250 mgr. 2 x 1 kokërr (8.30-20.30)
3. Aspirina Protect 100 mgr. 1 në drekë, pas buke.
4. Sol Tonotili 10 ml. 1 flakon çdo 2 ditë, të pihet nga goja.
5. Sol Memos ose Memovit B12 10 ml. 1 flakon çdo 2 ditë, të pihet nga goja. Ju uroj shërim të shpejtë!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Shqipëria...

Next Post

Spartak Ngjela: Shqipërinë ka 100 vjet që e marrin në dorë trafikantë dhe hajdutë

Advertisement