Te psikologu
– Doktor, kam një problem shumë të madh, jam e varur nga seksi… vetëm aty e kam mendjen!
– Oh, zonjë, para se të fillojmë… më duhet t’ju them tarifën time: Marr 80 euro për një orë!
– Vërtet? Po për të gjithë natën?

Fallxhorja
Një grua i afrohet një burri dhe i thotë:
– Unë jam fallxhore dhe, me 15 mijë lek, mund t’ju tregoj të ardhmen…
– Ja ku i keni 15 mijë lek… Më thoni!
– Unë do të jem fallxhore, ti do të jesh fallxhore, ai ajo do të jetë…

Vjehrra
Shoqja, shoqes: – Jo thjesht e dua, por e adhuroj vjehrrën time!
– Ashtu, e si ia tregon këtë?
– Oh, e marr me vete kudo që shkoj, por ajo gjithmonë arrin ta gjejë rrugën e kthimit në shtëpi…

Polici në maternitet
Mjeku: – Zotëri, u bëtë me binjakë… Urime!
Polici, i inatosur, në vend që të shkojë në dhomë, tek e shoqja, niset të dalë jashtë…
Mjeku: – Zotëri, dhoma është këtej…
– Nuk kam punë andej unë! Që njëri fëmijë është i imi, e di… Tani duhet të dal të gjej babain e tjetrit!

Në restorant
Një tip, ulet në tavolinën e restorantit dhe porosit për antipastë brusketa me arra, pjatë të parë, spageti me pesto arrash, pjatë të dytë eskallop me arra, ëmbëlsirë një fetë tortë me arra dhe, për të mbaruar, një shishe me raki arrash. Kamerieri u përmbajt sa u përmbajt, ama ndërsa klienti po hante ëmbëlsirën, nuk iu durua dot dhe iu afrua:
– A mund t’ju bëj një pyetje?
Klienti: – Sigurisht!
Kamerieri: – Për ç’arsye porositët vetëm ushqim të përgatitur me arra?
Klienti: – Epo, më duhet t’ju them diçka… Gjyshi im ka jetuar gjer në 105 vjeç, pa u sëmurur as edhe një herë…
Kamerieri, kurioz: – Duke ngrënë arra?
Klienti: – Jo, duke mos i futur hundët në punët e të tjerëve!

Moketi
Dy punëtorë po montojnë moketin në një apartament. Pasi kanë mbaruar punën, shohin në qendër të dhomës një të fryrë të vogël. Punëtori i parë, i thotë tjetrit:
– Mos! Ke harruar paketën nën moket! Po tani, ç’të bëjmë? S’mund të çmontojmë të gjithë moketin!
– Mos u shqetëso… shko shkele mirë atë fryrjen dhe askujt s’ka për t’i rënë gjë në sy!
Punëtori ndjek këshillën e kolegut dhe, pas ca tentativash, arrin ta shfryjë gungën. Vjen pronarja e shtëpisë, i falënderon për punën e mirë që ka bërë dhe u jep një paketë cigare:
– Këto i kishit harruar në kuzhinë, kur ju bëra kafenë. Po macja ime, ju ra në sy këtej rrotull?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *