Në kushtet e klimës verore, rritja e temperaturave ndikon në gjendjen kardiovaskulare të njeriut. Rrjedhimisht kjo ka efekt edhe në precipitimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Në këta individë, këshilla ime parësore është që të mos ekspozohen në temperatura të larta. Duhet të jenë të kujdesshëm në përdorimin e ilaçeve. Nxis që të hidratohen sa më shpesh. Dehidratimi është një ndër shkaqet kryesore të dekompresimit. Do të këshilloja deri në dy litra ujë në ditë. Gjithashtu, nuk duhen neglizhuar vizitat në mënyrë rutinë tek kardiologu.

Çdo ditë përballemi me raste të reja të cilat edhe shkaktohen nga rritja e temperaturave, por edhe jo. Ndaj këshillohet një vlerësim i gjendjes së individit dhe një ndjekje dinamike. Çdo grupmoshë duhet të tregojë kujdes. Vërtet kemi një trend të uljes së moshave që kanë probleme me zemrën. Kjo vjen nga rritja e ndërgjegjësimit, pasi moshat e reja përherë janë cilësuar si në grup ‘jo rreziku’ ndaj dhe nuk u kanë kushtuar shumë vëmendje problematikave të ngjashme. Raste fatalitetesh kanë bërë që moshat e reja të jenë më alerte. Këto probleme nuk njohin moshë. Nga përvoja ime personale, kujtoj një zonjë e cila është paraqitur tek unë me një gjendje akute para 5 vitesh, kur ishte 27 vjeç. Kishte një historik shumë të pastër familjar, dhe asnjë problem paralel si diabet, yndyrna, apo konsum i duhanit. Zonja sot është në gjendje të shkëlqyer shëndetësore dhe kryen kontroll rutinë. Unë e kujtoj si një ndër rastet më interesante.

Kontrollet kardiovaskulare kryhen sipas përshkrimit të mjekut dhe diagnozës. Përtej kësaj, këshilloj përsëri konsumin e lëngjeve, frutave e zarzavateve. Ushqimet e pasura me vitamina janë zgjidhje kryesore. Gjithashtu, individët që kanë probleme kardiovaskulare dhe frekuentojnë plazhin, duhet të tregojnë kujdes në përshtatjen e temperaturës së trupit me atë të ujit. Nuk duhet të zhyten menjëherë në ujë, por në mënyrë graduale.

Shenjat kryesore të një ataku kardiak janë dhembja e gjoksit dhe vështirësia e theksuar në frymëmarrje. Në rastin më të parë që kjo vërehet, individi duhet të paraqitet menjëherë në një mjek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *