Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Në Ekuador u zbulua një kafshe e re

Në Ekuador u zbulua një lloj i ri enote

Emri shkencor i kësaj kafshe është: Bassaricyon neblina. Sipas mendimit të shkencëtarëve, qenia e porsazbuluar është një lloj i ri olingoje që i përket familjes së enotëve. Kjo shtazë i përngjet maces, po aq sa edhe ariut leshtor.

Qenia e gjallë me emrin shkencor Bassaricyon neblina, banon në pyjet me lagështi të shpateve malore të Andeve dhe është përfaqësuese e familjes së enotonëve. Ajo është një lloj i ri i familjes së Karnivorëve grabitqarë, që janë zbuluar këto 35 vitet e fundit në hemisferën perëndimore të globit tonë. Ashtu sikurse edhe olingot e tjera, Bassaricyon neblina bën jetë nate, ushqehet me fruta, insekte dhe zvarranikë të vegjël.  Kërkimet për të gjetur ato kanë filluar që në vitin 2006, kur zoologët dëgjuan për herë të parë tingujt që nxirrnin ato, duke u hedhur degë më degë në drurët e lartë të pyjeve të Andeve.

Advertisement

Shkencëtarët kapën më në fund një Bassaricyon neblina, i morën modelin e DNK-së dhe e krahasuan atë me qeniet e përafërta që ruheshin në muzeumet dhe kopshtet zoologjike të SHBA-së. Krahasimet vërtetuan origjinalitetin e llojit Bassaricyon neblina. Sipas tyre, ky zbulim dëshmon se sa gjëra të pazbuluara ka ende në botën e qenieve të gjalla…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzës që u takuam te taksia... Më kontakto!

Next Post

Një çast malli...

Advertisement