Dashi
Jupiteri dhe Urani ju ndihmojnë të rregulloni problemet e vjetra, gjë që nuk është aspak e lehtë. Javë e mirë për ata që janë me provime shkolle, apo pune. Në punë gjithçka shkon mirë. Megjithëse lodheni, frytet nuk do të vonojnë të duken. Keni dëshirë të lini duhanin, ose të mos hani më thonjtë? Do të bëni një javë provë, për të parë nëse ia arrini dot dhe do të mbështeteni edhe nga miqtë që kanë besim te ju. Lidhjet shkojnë mirë, edhe falë përpjekjeve që bëni.

Demi
Ju shpenzoni shumë dhe e kuptoni pasi keni rënë pre e impulseve. Faji për këtë është i Marsit në shenjën e Binjakëve që ju shtyn të bëni blerje kompulsive. Nuk ju pëlqen të humbisni kontrollin mbi veten dhe e mblidhni dorën, por jo shumë shpejt, pasi kjo gjendje do të vazhdojë deri më 26 qershor. Ju bëni ndryshime të mëdha në shtëpi dhe kjo është arsyeja kryesore e shpenzimeve tuaja. Kërkoni edhe ndihmën e të tjerëve; Jupiteri do t’i bëjë më bujarë. Në dashuri i jeni futur rutinës, kujdes!

Binjakët
Dielli, Mërkuri dhe Marsi ju japin gjallëri dhe dinamizëm. Ju jeni shumë aktivë, gjë që ju lejon të shfaqni një lloj nervoziteti. Për t’u relaksuar mund të bëni edhe ecje, vrap, not, pazar (ky mund të jetë një lloj sporti), pasi keni nevojë. Jini të kujdesshëm gjatë parkimit të makinës. Një zënkë me një shok/shoqe që ju do të mirën do të sjellë një pajtim më pas dhe ju do të pranoni kritikat që ju bëjnë të ecni përpara. Në dashuri gjithçka shkon mirë, por ju nuk e dini në fakt se çfarë kërkoni.

Gaforrja
Ju do të hyni në një fazë ndryshimi personal. Mbase do të ndryshoni vend pune. Jeni të motivuar financiarisht dhe do të jepni më të mirën nga vetja. Saturni ju jep një mbështetje të mirë morale, ju nuk thyheni para pengesave dhe do të gjeni zgjidhje për problemet që lindin. Një rivalitet me një koleg ju irriton, por nuk do ta lini të fitojë, vetëm për parim. Beqarët mund të kenë një takim interesant këtë javë, por asgjë serioze.

Luani
Afërdita dhe Jupiteri ju bëjnë me fat. Ju keni ndjesinë se ndodheni në vendin e duhur, në momentin e duhur. Edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë, kjo ndodh për një arsye të mirë, të cilën do ta zbuloni. Nëse jeni në çift, do të ndjeheni shumë i apasionuar dhe do të merrni po aq sa do të jepni. Nuk keni asnjë dyshim për lidhjen tuaj dhe, nëse keni, i shtyni përgjigjet për më vonë. Nëse jeni vetëm, jeni në pritje të një takimi pasionant, ashtu siç mund të shihen vetëm nëpër filma… Megjithëse gjëra të tilla nuk ndodhin në jetën reale, të paktën ato ndezin fantazinë…

Virgjëresha
Saturni vazhdon të jetë në shenjë dhe ju arrini të mësoheni me praninë e tij. Kështu, do të ndërroni humor, ndërkohë që sensi juaj kritik do t‘ju bëjë të shihni qartë se çfarë nuk shkon në punë. Nëse jeni vetëm, një dashuri e ndaluar (ishi/ishja e një shoqes/shokut tuaj) ju sheh me një vështrim domethënës. Besnikëria juaj do të jetë e plotë, megjithëse ju josh kjo ide. Kujdesuni pak më shumë për veten, pasi keni nevojë për çlodhje dhe relaks. Mbase ka ardhur koha të programoni pushimet.

Peshorja
Çfarë vitaliteti! Ju vraponi nga të katër anët, pa u lodhur fare! Kjo mund ta bëjë shoqërinë xheloze, por mbase jo, sepse ata ju adhurojnë. Ju do të diskutoni me partnerin/en për t’i thënë gjërat që ju rëndojnë në zemër. Gjithçka do të varet nga mënyra se si do t’ia thoni, megjithatë mesazhi do të jetë i qartë. Ai/ajo duhet të ndryshojë disa gjëra që juve nuk ju pëlqejnë, por që nuk janë thelbësore. Nëse jeni vetëm, një shok/shoqe do t’ju shohë të lidhur. Provojeni, një surprizë e bukur ju pret.

Akrepi
Ju do të zbrasni dollapet, depot, etj., do të hiqni gjërat që nuk ju duhen, sikur po mendoni të niseni gjëkundi, apo të ndërroni shtëpi. Keni dëshirë të keni më shumë hapësirë në shtëpi, megjithatë prapë të ngarkuar do ta keni. Një udhëtim i parashikuar ju eksiton dhe ju organizoni gjithçka: Datat, vizitat, vendet, takimet me miqtë… Në punë keni plot ide të reja dhe keni dëshirë të paguheni më shumë, për të pasur mundësi të udhëtoni. Në dashuri, guxoni të thoni atë që mendoni.

Shigjetari
Ju jeni gjithnjë e më të lidhur me partnerin/en dhe jeni më pak të pavarur se më parë. Kjo ju befason, por befason edhe tjetrin/en. Ju preferoni tani të bëni udhëtime në çift, edhe sikur të jetë tjetri/a ai që do të bëjë zgjedhjen e destinacionit. Megjithatë, ju preferoni më shumë aventurën dhe zbulimet, sesa udhëtimet e qeta familjare. Profesionalisht, ndjeni se do të keni një kthesë të rëndësishme të jetës suaj. Ju ndiqni disa pista, por ende asgjë nuk është e sigurt. Reflektoni.

Bricjapi
Puna grumbullohet në zyrën tuaj, Mërkuri dhe Marsi aktivizojnë zonën tuaj të punës dhe kjo e fundit nuk do t’ju mungojë, bile nuk do t’ia shihni fundin. Askush nuk ju ndihmon, por ju vazhdoni me këmbëngulje, të bindur se askush nuk mund ta bëjë punën më mirë se ju. Përpiquni të paktën t’i lini të tjerët t’ju ndihmojnë, megjithëse nuk punojnë si ju. Në dashuri i bëni shumë pyetje vetes, edhe për detaje të vogla: çfarë tha, pse e tha… Edhe ai/ajo ka të drejtë të ketë jetën e vet private, apo jo?

Ujori
Një jetë shoqërore e ngarkuar. Nganjëherë janë takime pune, ose për të kaluar kohë me shoqërinë apo kolegët. Si Ujor që jeni, ju i përzieni lehtësisht ndjenjat me punën. Një atmosferë e mirë ju stimulon në maksimum. Ju do të ftoheni nëpër festa, fejesa dhe sebepe të tjera. Kjo do t’ju bëjë të reflektoni për lidhjen tuaj. Mos e detyroni veten nëse nuk ndjeheni të sigurt për lidhjen. Pavarësia është e rëndësishme për ju dhe sigurisht, nuk do të doni të ndjeheni si në burg në lidhjen tuaj.

Peshqit
Zënka në familje ju prekin dhe, nëse përpiqni të sillni paqen, do të jetë edhe më keq. Qëndroni jashtë asaj që nuk ju prek në mënyrë të drejtpërdrejtë për të evituar që situata të kthehet kundër jush. Në dashuri, ju do t’i thoni të vërteta njëri-tjetrit. Ruani humorin tuaj. Nganjëherë ju tregoheni të fortë (megjithëse jeni edhe shumë të ndjeshëm). Profesionalisht, gjithçka shkon rutinë, keni dëshirë për ndryshime, por edhe për t’u çlodhur… Sido që të jetë, atmosfera në punë ju pëlqen dhe ju ndjeheni mirë aty.

(Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljen në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista, ndersa në Greqi, në kioskat ku shitet shtypi i huaj. Nëse nuk e gjeni në kiosken pranë jush, na dërgoni një sms në 6938691274)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *