Dashi
Do të jetë një javë e bukur dhe e lumtur, planetet janë pozitivë ndaj jush. Do të ndjeheni mirë me veten tuaj, partneri/ja ju do dhe juve ju pëlqen përsëri puna që bëni. Nëse jeni vetëm, një takim i papritur jua sjell mendtë vërdallë. Do të përgatiteni për festat, do ta blini dhurata, do të zbukuroni shtëpinë, pemën, etj. Lumturia juaj është një kënaqësi për gjithë familjen. Kujdes qafën, mos rrini shumë para kompjuterit, sepse do t’ju kontraktohet. Bëni shtriqje.
Demi
Ju vazhdoni t’i bëni pyetje ekzistenciale vetes. Do të zhvilloni anët tuaja pozitive dhe do të përpiqeni të rregulloni ato negative; një qëndrim që nuk është i zakonshëm për Demat, të cilët kanë tendencë të mendojnë se kanë gjithmonë të drejtë. Por, ndershmëria është një cilësi e madhe e shenjës, pra, kur e aplikoni te vetja, jep rezultate. Ju do të merrni vendime të mira para janarit dhe do ta mbani fjalën. Në dashuri, lidhja juaj do të përmirësohet. Partneri/ja do të ndjehet më i/e lirë, pra, do të afrohet me ju.
Binjakët
Situata juaj do të ndryshojë me 24 dhjetor, kur Saturni të largohet nga sektori i punës dhe ju do të merrni frymë lirisht, më në fund. Që prej fillimit të vitit, nuk keni ndaluar së punuari dhe tani keni nevojë të largoni stresin. Viti ka qenë konstruktiv nga pikëvështrimi profesional, por me çfarë çmimi? Në dashuri, do të ndjeheni më afër partnerit/es. Keni filluar të diskutoni për tema të rëndësishme. Nëse jeni vetëm, do t’ju pëlqejë dikush… vetëm se ai/ajo nuk do të jetë i/e lirë.
Gaforrja
Ju do të kujdeseni për shëndetin tuaj (dhëmbët, lëkurën, stomakun). Keni disa probleme që ju bezdisin, por keni tendencë t’i lini për më vonë, ose të veproni sikur do të shëroheshin vetë. Në dashuri ndjeheni të zhgënjyer, pasi mendoni se tjetri/a nuk ju kushton aq vëmendje sa duhet. Ai/ajo duhet ta shlyejë gabimin më vonë (mbase një dhuratë për Vit të Ri?). Në punë, kolegët ju ngrenë moralin duke ju bërë të qeshni dhe të largoni stresin.
Luani
Saturni ka ikur dhe ju keni vetëm Jupiterin në shenjë. Kështu pra, mund të relaksoheni dhe të përfitoni deri në fund nga jeta. Jeni me humor festiv, do të blini shumë gjëra për festa, sidomos për të zbukuruar shtëpinë dhe për darkën festive. Kërkojuni pra miqve t’ju sjellin shishe me pije të ndryshme. Kujdes peshën, sepse mund të merrni shumë gjatë festave. Do të kaloni momente të bukura në familje, do të bëni takime me miqtë, do të jeni pikë referimi për të gjithë. Në punë, luani rolin e kllounit. Humori juaj i mirë i relakson të gjithë rrotull jush.
Virgjëresha
Marsi është në shenjën tuaj dhe ju bën realistë për situatën e një lidhjeje. Ju duhet të thoni disa të vërteta, me qëllim që të sillni paqen mes dy personave. Keni distancën e nevojshme për të analizuar situatën dhe e kuptoni pse ka ndodhur ky keqkuptim. Profesionalisht, Marsi ju jep krahë. Jeni plot me ide dhe shumë aktivë. Hani në mënyrë të çrregullt, ndaj trupi juaj nuk do të jeni i kënaqur dhe do të protestojë!
Peshorja
Planetet ju lejojnë të mblidhni frytet e veprimeve të mira që keni kryer. Ju rrezatoni dhe ndjeni që ju duan, si në jetën private, ashtu edhe në atë profesionale. Ju bëjnë komplimente, por kjo nuk jua rrit mendjen, thjesht, ju bën të kënaqur. Në punë keni shumë për të bërë, por nuk ju kap paniku. Do të bëni një listë punësh, duke e filluar nga më të urgjentet. Kjo do t’ju ndihmojë t’ia dilni mbanë dhe të mos stresoheni më shumë se ç‘duhet.
AKREPI
Saturni arrin në fund të shenjës, pra, prek sidomos Akrepat e lindur në dhjetëditëshin e fundit. Të tjerët fillojnë të marrin frymë më lirisht dhe të shohin se jeta e tyre po merr një kthesë konstruktive, me një vizion të qartë në horizont. Financat do të jenë arsyeja kryesore pse bëni projekte të reja, por disa prej tyre do të kenë sukese, diçka pozitive kjo për ju. Do të çliroheni nga një situatë e vështirë familjare. Do të tregoheni të sjellshëm gjatë festave, por më vonë do të largoheni!
SHIGJETARI
Mërkuri, Dielli, Afërdita janë në shenjën e Shigjetarit. Gëzimi juaj i jetës është në maksimum. Do të rikontaktoni njerëz të cilët nuk i kishit parë prej kohësh dhe do të flisni me ta sikur nuk ka pasur ndarje. Natën nuk flini shumë, por pagjumësitë tuaja shkaktohen më shumë nga eksitimi, sesa nga ankthi. Do të festoni edhe ditëlindjen, bile disa herë. Në dashuri, është komunikimi total dhe sinqeriteti. Shijojeni në maksimum këtë periudhë.
Bricjapi
Ju nuk jeni shumë në formë, i ftohti ju bezdis dhe ju hap probleme të vogla, që ju prishin edhe moralin. Kështu, bëheni grindavecë e ndjeheni të lodhur. Merrni magnez, sepse kjo do t’ju gjallërojë. Mos i sillni nëpër mend detajet e vogla që ju acarojnë dhe përqendrohuni te kënaqësitë e vogla të jetës: Një kakao e nxehtë, një bisedë pozitive me një shok/shoqe, një punë e mbaruar… Fundi i javës do të jetë shumë i këndshëm. Nëse mundeni, shkoni te prindërit; ata do të dinë si të kujdesen për ju…
Ujori
Marsi ju jep shumë energji. Ju ndodheni në çdo front, dinamikë në punë, në formë në palestër dhe të gatshëm për të ndihmuar në një festë me shoqërinë. Ju i bëni të qeshin të gjithë me aventurat tuaja nëse jeni beqarë, sepse bëni shumë takime në këtë moment. Joshja juaj është e padiskutueshme këtë javë. Në çift, mundoheni të zgjoni nga gjumi edhe partnerin/en, që të bëjë më shumë gjëra në jetë.
Peshqit
Neptuni nuk jua lehtëson punën këtë javë dhe kjo jua bën idetë konfuze. Ju harroni çelësat, portofolin, shtypni butonin “fshije” në vend të “ruaje” në një e-mail të gjatë. Mundohuni të mos bëni shumë punë njëherësh dhe kushtojuni vëmendje detajeve, në mënyrë që të kujtoni gjithçka të rëndësishme. Bëni edhe gafa, duke treguar gjëra që nuk duhet t’i thonit. Nëse jeni beqarë, një takim në punë mund t’ju intrigojë. Nëse jeni në çift, do të përpiqeni të jeni më seksi.