Karakteristike për këtë lloj gjelle është sasia e madhe e domates, lëngut të saj, si dhe e perimeve e behareve që i hidhen. Asaj i hidhet qepë, si dhe speca të grirë si fije kashte. Domatet mund t’i presim edhe në kubikë të vegjël, megjithëse domatja ka si veti të tretet që në valët e para…
Përgatitja:
Specin dhe qepën e skuqim paksa në tigan me pak vaj vegjetal. Aty shtojmë domatet. I hedhim kripë dhe piper të zi, sipas dëshirës. E mbulojmë dhe i lëmë të ziejnë në lëngun e domateve.
Pas dhjetë minutash, hedhim në tigan vezët e rrahura. I trazojmë, i mbulojmë me kapak dhe i lëmë të mpiksen derisa të prarohen. Kjo lloj omëlete nuk kthehet nga ana tjetër, por serviret ashtu, drejt e në tigan. Zakonisht, atë e përgatitin në disa tava të posaçme prej balte.
I hedhim përsipër pa kursim jeshillëqe të grira hollë, si bie fjala, majdanoz, kopër, borzilok, etj. dhe del një gjellë shumë e shijshme, të cilën jua rekomandojmë ta provoni.