Basha doli në konferencë shtypi. Tha. Çmimi i naftës në tregjet botërore është ulur 40 përqind. Vetëm në Shqipëri çmimi i naftës në vend numëro… Rama u përgjigj në facebook:” Vjet thoshin do rritet nafta, aq sa të bjerë Shqipëria. Tani, pse nuk është ulur aqë sa duhet! A ju kujtohet çfarë uji ti japësh gomarit?…”
Shaka e bukur për ta dëgjuar…Pa kripë kur del nga “pena” e kryeministrit…Nuk është puna e ujit që do pijë gomari…Është meseleja e naftës që “pinë” kompanitë e naftës…
Nafta. Sheqeri. Gruri. Kafja. Janë mallra që “shiten” në bursë. Kanë një çmim ndërkombëtar. Duke pasur si busull busullën, kompanitë e çdo vendi përcaktojnë çmimin e shitjes. Kështu bëhet edhe në Shqipëri me kafen, sheqerin, grurin.
Përjashtim bën vetëm nafta. Jo vetëm tani që kemi në qeveri Ramën. Por edhe kur kishim për kryeministra: Berishën, Metën, Nanon a Majkon. Sot zhurma është më e madhe, sepse rënja e çmimit të naftës është rekord, për të mos thënë historike.
Pse? Kompanitë e naftës janë të organizuara. Mblidhen. Caktojnë çmimet. Shtërngojnë duart, pa bërë shkresa me firmë e vulë. Këtë marifet e dinë të gjithë. Në radhë të parë e ka bërë problem Enti Rregullator i Konkurencës. Por vetëm me fjalë. Nuk ka dokumenta, ku ispektori i konkurecës, të gjejë gjurmët e çmimit monopol.
Po ujku? Ai nuk ka si fshihet. Ispektori i konkurencës, po të dojë, mund të hipi në një makinë. Shëtit pikë më pikë ku shitet karburanti. Në se çmimi është njësoj-dhe njësoj është- ky është ujku që tregon se kompanitë e karburanteve merren vesh, nën tavolinë, për parcaktimin e çmimeve të naftës, bezinës etj.
Nga ana tjetër, kryeministri Rama-sa të bëjë shaka me Bashën- e ka shumë lehtë ta kapi “lepurin” me qerre. Ka nën hyqëm taksidarë, doganierë, ispektorë, drejtorë, policë, ministra…kapistra. Tani kë përvojë të gjërë…
Se për pak na doli nga mëndja. Brisida Shehaj, dretoresha e tatimeve lëshoi një bombë në Komisionin e Ekonomisë dy javë më parë: ” Ka dy kompani konçesionare nafte që blejnë naftë tek “Armo” për eksport. Në fakt e shesin në vend…Dhe ju të nderuar deputetë, këtë fakt e dini më mirë se unë…”
Kaq…sepse e bëmë tërkuzë