Moderatorja simpatike e Agon Channel, Anjeza Maja ka vendosur të largohet nga televizioni ky ishte pozicionuar së fundmi. Flitet se Anjeza i ka dhënë fund aventurës së saj në Agon Channel me dëshirën e saj pasi shkak flitet se janë projektet e ardhshme jashtë vendit.Gjithashtu, Anjeza ka ndjerë nevojën që t’i japë kohë vetes për pushime dhe të mos jetë e angazhuar në maksimum. Ish Miss Tiranën, ishim mësuar ta shihnim në rolin e moderatores me emisionin për të rinj “Hit Play” i cili ishte gati për të nisur edicionin e dytë të tij. Anjeza Maja u largua nga ky televizion vetëm një ditë pas festës së “Agon” ku Anjeza nuk ishte pjesë e kësaj feste. Ndoshta ajo ka ndjerë nevojën e një pauze të gjatë duke qëndruar për disa kohë larg Kameras. Kështu, projektet e reja të moderatores mbeten për t’u parë në vazhdim…
Advertisement