Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Sekretet e një jetë më të mirë…

– Ju shkruani sekretet e një jete më të mirë, por unë mendoj se jam vërtet pa fat. Sado të mundohem, asgjë nuk shkon siç dua unë…Jam pa shpresa, dhe nuk di si te veproj? Një lexuese.
– Specialistët dhe studiuesit kanë shkruar shumë rreth kësaj teme dhe gjëja e parë që këshillojnë është: Të mos kapemi me fatin! Sigurisht, jeta e çdonjërit prej nesh është gatuar me cikle pozitive dhe negative, por duhet të besojmë se nuk ka fat të keq. Mënyra me të cilën përballojmë problemet e përditshme varet mbi të gjitha nga karakteri i çdonjërit prej nesh. Është më shumë një çështje mendore; duhet të bindim veten se fati varet nga ne dhe nga askush tjetër, as nga njerëzit rreth jush, situatat, vendi apo çdo gjë tjetër që na rrethon. Nuk duhet të humbasim kohë duke pyetur veten: “Përse më ndodh mua?”. Përkundrazi, mënyra më e mirë për të përballur problemet është të shikojmë përpara. Pra, ta përqendrojmë vëmendjen drejt zgjidhjes së problemit. Edhe në librat fetarë kështu shkruhet në njëfarë mënyre me shprehje të tilla si: Bëje ti, pa do bëj dhe unë për ju. Nëse mendoni pozitivisht, prekni problemin, edhe universi, Zoti apo çfarëdo qoftë ajo që besoni, do të punojë për ne.
Kjo s’do të thotë të angazhohemi gjysma-gjysma, duke shpresuar që do t’u shpëtojmë vështirësive duke u rrotulluar rreth atyre gjërave që kemi, për të mos dalë nga jeta komode, sepse në këtë mënyrë, lumturia do të ishte e përgjysmuar. Është njësoj si të shmangim një pjesë të rëndësishme të jetës, nga frika se mund ta humbasim. Është e rëndësishme të marrim kurajon për të marrë përsipër rreziqet. Sfidat në jetë janë të nevojshme për t’u rritur dhe për t’u bërë më të fortë. Sa më shumë t’i përballojmë rreziqet, aq më shumë do të ndihemi të lumtur sepse e dimë që kemi dhënë maksimumin. Sigurisht, si përfundim, nga gjithë kjo, diçka e mirë do të dalë dhe pesimizmi, pak nga pak, do të ikë nga jeta jonë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jam gjallë se nuk vdes dot

Next Post

Lëshohet anija e parë kozmike e Marsit

Advertisement