Për vite me radhë, është folur e shkruar shumë për Partinë Demokratike.…Por po të ndjekësh debatet, të tërheq vemendjen një fakt. Disa data të dhjetorit 1990 ngatërrohen. Ku e kam fjalën?
8 dhjetor (ditë e shtunë) 1990. Protesta e parë e studentëve në Qytetin e Studentëve.
11 dhejtor (ditë e martë), 1990. Ora 20. Takim i studentëve dhe pedagogëve më Ramiz Alinë.
Më 12 dhjetor ( e mërkurë) u hartua programi i partisë dhe de fakto është dita e krijimit të Partisë Demokratike.
13 dhjetor ( e ënjte) u krijua Komisioni I Parë Nismëtar I PD-së dhe u morën 300 firma për legalizimin e PD-së.
Më 19 dhjetor ministria e Drejtësisë legalizoi krijimin e PD-së.
Më 22 dhjetor ( 1990) në Qytetin Studenti, u bë mitingu i legalizimit të PD-së.
Nga data 8 dhjetor 1990 deri më 5 janar 1991 kur doli gazeta “Rilindja Demokratike”, ka shume ngjare, skena e mizaskena, biseda e takime. Për fat të keq deri më 5 janar 1991 kur u botua gazeta “RD”, ka pak dokumenta, pak informacion I shkruar për të hedhur dritë mbi këto 30 ditë.
Për të qënë më I saktë. Në fakt ka disa filmime. Unë mendoj se filmimet më të mira dhe më të sakta i ka Agim Buxheli. Me kamer amatore në dorë, ai kishte të drejtë të merrte pjesë në mbledhjet e Komisionit Nismëtar. Ai ka ndjekur shumë takime. Shumë biseda. Mitingje. Por këto filmime, nuk janë pjesë e arkivit të PD-së.
Nga ana tjetër, në ato ditë dhjetori 1990, Komisioni Nismëtar bënte mbledhje çdo natë. Çdo debat është shënuar në protokoll. Me këto protokolle janë mbushur 10-15 fletore. Shumica e fletorëve, nuk gjenden në arkivin e PD-së.
Vendin e dokumentave, e ka zënë fantasia e analistëve a politikanëve. Në debat ka marrë pjesë edhe Edi Rama. Ai flet për refleksionet e vitit 1990 në sallën e Akadamise së Arteve. Kujtime të bukura. Nostaligji. Muzika e Bitëllsave. Ironi therëse me pushtetin e Partisë së Punës. Guxim për kohën.
Por refleksionet, me gjithë bukurinë dhe kurajon, nuk janë pjesë e PD-së. Edhe Rama e di këtë fakt.
Shumë lexues, nuk e dinë se Edi Rama, 23 vjet më parë, në zanafillën e themelimit të PD-së, ka bërë përpjekje, për të qënë lider I kësaj partie…
Si rrodhën ngjarjetr?Edi Rama, më 8 dhjetor 1990 ishte në Greqi. Në Tiranë mbërriti më 13 dhjetor. Kur arriti në Qytetin e Studentëve, ishte bërë zgjedhja e Komisionit Nismëtar të PD-së.
I vonuar, u fut në mbledhjen e parë të Komisionit Nismëtar. Gjëja e parë që bëri: Sherri me Berishën. Pas ndërhyrjes me takt të Pashkos, Edi Rama u largua nga mbledhja.
Rama bëri edhe përpjekje të tjera për t’u futur në drejtimin e PD-së. Kur dështoi, vendosi ta sfidojë PD-në, duke krijuar Partinë Popullore Fetare në bashkëpunim me Spartak Ngjelën, Ardrian Klosin, Kasëm Trebeshinën etj…
Në vjeshtën e vitit 1991, në parlament u diskutua projektligji që ndalonte krijimin e partive me baza fetare. Projketligji u miratrua.