Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

MENU PËR FOOD, GAY DHE SEKS

Kohë më parë, bashkë me Filip Çakulin dhe Koço Devolen, na ftoi për drekë pronari i restorant “Rozafa”, Gjergj Luca. Porosinë e mori kuzhinieri me origjinë italiane, me shkollë gjermane, me nuse nga kombinati. E nisëm me djathë dhie nga Kelmendi. Vazhduam me rizoto. Oktapod me salcë pikante. Sa për lezet, pak fileto peskatriçe. Në fund, një peshk sa nje karçin, i “zhytur” në kripë qëndronte si jetim mbi sini. Në momentin më solem, kur u hap shishja e dytë me verë “Gaja”, e mori fjalën Filipi:

-Po të kishim një sponsor, pas dy ditësh shkonim në Kopenhagë me një grup bisesmenësh?!
Gjergji Luca, që është aqë trim, sa që i merr vendimet pa na pyetur, rrëmbeu telefonin për dy qëllime. Së pari, zgjidhi qesen për bileta. Së dyti, zuri vende në “Hilton Hotel”.
…Pa hyrë në hollësi mbritëm në Kopenhagë. Në pritje të regjistrimit në hotelin u futa në dyqanin e suvenirëve. Në vitrinë ishin vendosur një seri me libra. Në shumë gjuhë. Me një autor. I famshëm në botë. I njohur edhe në Shqipëri: Hans Christian Andersen. Duke shfletuar librat, më pyet shitësja, një bukuroshe tipike daneze: bionde me sy blu, që ta bën mishin kokrra-korra, edhe kur mamaja të ka pjellur kur bëri Kongrsine Parë të Partisë së Punës, në vitin 1948.
Ajo:- Të pëlqen Anderseni?…Unë: – Shkrimtar danez e kam lexuar që fëmijë…Ajo:- Mund t’u bëj një koregjim. Andresen ka lindur në Danimarkë. Por shumë herë ka shkruar: Jam edhe Suedez. Bionacinal…Unë:-Pse buzëqeshe kur përmende bionacional?…Ajo:- Sepse shkrimatari ishte edhe bioseks. Për fatin e tij të keq, jetoi në një shekull ( 1805-1875), kur homoseksualiteti ishte herezi. Sot është ndryshe. Danimarka, është i pari shtet në botë që me ligj, nga viti 1989, lejon martesat mes homoseksualëve. Po në Shqipëri?
I thashë që ende shoqëria nuk ishte pjekur që shteti të lejë martesa të tilla. Por homosksualët në Shqipëri mund të “livadhisin” lirisht. Në vitin 1995, Këshilli i Evropës vuri dy kushte për Shqipërinë. Të garantonte me ligj lirinë e homoseksualeve dhe të hiqej dënimi me vdekje.
Natën vonë u futëm në në një lokal miks në sheshin kryesor të qytetit. Pronari? Shqiptar nga Maqedonia.
-Jemi 500 shtëpi nga një fshat afër Tetovës. Kemi radion tonë. …
-Nuk na zuri syri asnjë lokal të modës së lartë, ose si i themi ne shqipot, dyqan porno, si në Amsterdam, Paris a Frankfurt. Atje çupat rrinë në pexhere dhe ta bëjnë me dorë?!
-Rrugëve të Kopenhagës,-tha shqiptari nga Maqedonia,- nuk mund të gjesh femra me pagesë. Këtu “mbretëron” liria seksuale. Vajzat ecin rrugës. “Gjuajnë” djem. I ftojnë në pub. Po u pëlqeu, bëjnë seks. Ndryshe ndahen si miq.
Më thotë Filipi: Vazhdojmë shëtitjen? Mbase të “gjuan” ndonjë biondinë”…Buzëqesha, si Mona Liza…Në partinë ku unë militoj, seksi jashtë familjes, është herezi.
-Ke të drejtë,-tha Filipi.- Por këto parime vlejnë brenda Shqipërisë, kur ke Ezmerkën në krah.
…Më bindi. Shëtitëm së bashku rrugëve të Kopenhagës, deri sa u zbardh. Jo vetëm nuk na ftojë donjë çupë për seks, por nuk na dhuruan asnjë buzëqeshje…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gjykata e Apelit dha vendim pa më dëgjuar

Next Post

Më zunë haqet e babait

Advertisement