Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pyetje-përgjigje për seksin…

– Nuk jam as i fejuar, as i martuar, por ndonjëherë masturbohem. Doja të dija, a është mirë apo keq?
– Për sa kohë nuk keni një partnere në krah që të kryeni marrëdhënie seksuale, masturbimi nuk është i dëmshëm, përkundrazi, ju plotëson në njëfarë mënyre, një nevojë fiziologjike.
– Kam një të dashur që e dua dhe më do shumë, por nuk arrij ta kënaq në shtrat sepse nuk e zgjas dot aktin seksual. Më thoni, çfarë duhet të bëj? Masturbohem shpesh. Mos vallë kjo gjë ndikon në marrëdhënien time?
– Pak më sipër dikush më pyeste a ishte keq të masturbohej sepse ishte pa partnere dhe besoj e patë përgjigjen time. Ndërsa në rastin tuaj, në momentin që keni një partnere dhe kryeni sërish masturbim, nuk është normale, sepse ju e keni një partnere dhe kjo gjë mund të ndikojë negativisht në marrëdhënien tuaj. Me siguri, në problemin tuaj, ka ndikuar edhe masturbimi i shpeshtë. Përkushtojuni partneres dhe përdorni prezervativ, nëse doni ta zgjasni aktin. Kështu, edhe partnerja juaj do të ketë kohë që ta arrijë kënaqësinë. Hiqni dorë nga masturbimi, kur jeni në çift! Nëse edhe pas kësaj vazhdoni të keni të njëjtin problem, do t’ju këshilloja një vizitë tek andrologu sepse arsyet e ejakulacionit të shpejtë mund të kenë origjinë psikologjike ose fizike shëndetësore, por ky është një problem që rregullohet shumë lehtë. Një mënyrë tjetër për të zgjatur aktin, është teknika e shtrëngimit: Në momentin që ndjeni se do të ejakuloni, të tërhiqeni e të pushoni pak, sa të kontrolloni situatën. Më pas, vazhdoni sërish marrëdhënien.
– Jam 55 vjeç, aktiv, shumë mirë me shëndet e pa asnjë lloj sëmundjeje. Ka rreth tre muaj që më ka rënë dëshira për seks, e arrij me shumë vonesë orgazmën. Këshilla juaj se si mund ta normalizoj, do të më ndihmonte shumë. A mund të përdor ndonjë ilaç të lehtë? Faleminderit.
– I nderuar zotëri, letrën tuaj nuk e kuptova me shumë qartësi, sepse ju thoni që arrini me vonesë në orgazëm, por në çfarë kuptimi e thoni, që arrini me vonesë në ejakulacion apo keni vështirësi që të eksitoheni? Këto janë dy gjëra që i dua të shpjeguara më qartë. Nuk do t’ju rekomandoja asnjë ilaç, përveçse një vizitë tek andrologu, sepse ju jeni edhe në një moshë e cila kërkon më shumë detaje, që të japim një përgjigje më të saktë. Një vizitë e drejtpërdrejtë me mjekun do t’ju ndihmonte shumë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Gruaja që mbajti 40 vjet në bark një fetus të fosilizuar

Next Post

Si të mos hamë thonjtë?

Advertisement