Përbërësit për dhjetë porcione:
Miell, 258 gramë
Sheqer, 223 gramë (98 gramë për brumin dhe 125 gramë për kremin)
Vanilje, 3 gramë
Ujë, 266 miligramë (216 gramë për brumin, 50 gr për kremin)
Vezë, 1 e verdhë
Sodë buke, 1 gramë
Gjalpë, 28 gramë
Të bardha vezësh, 2 copë
Limontoz, 1/4 e lugës së çajit
Kripë, një majë thike
Përgatitja:
Në fillim, përgatisim brumin.
Paraprakisht, tretim gjalpin. Të verdhën e vezës, kripën dhe gjysmën e sasisë së ujit i përziejmë së bashku derisa të bëhet një masë homogjene… Hedhim sheqerin dhe e lëmë të tretet. Shtojmë ujin e gjysmën e miellit dhe e përziejmë vazhdimisht, për tre minuta. Pas kësaj, hedhim miellin e mbetur, vaniljen, gjalpin dhe e rrahim për dhjetë minuta. I pjekim vaferet duke i bërë tub. Është mirë t’i vendosim ato mbi një kullesë, që të thahen më shpejt. Në rast se nuk i bëjmë dot “tubat” me dorë, përdorim petësin.
Përgatisim kremin:
Hedhim në një tenxhere ujin, sheqerin, limontozin dhe e vëmë në zjarr mesatar, duke e trazuar shurupin vazhdimisht. Ulim pak zjarrin dhe e lëmë të valojë për 10-15 minuta. Ai trashet pak nga pak. Nëse është gati, e provojmë në këtë mënyrë: Në një pjatë me ujë të ftohtë, hedhim dy pika shurup. Në rast se tretet, nuk është gati. Në rast se bie në fund, është gati. Të bardhave të vezës u hedhim pakëz kripë dhe i rrahim derisa të trashet shkuma. Pa e ndërprerë rrahjen, u hedhim pak nga pak shurupin e nxehtë. Kaq. Mbushim tubot me krem dhe i servirim me çaj.