– A mund të më thoni sa duhet të jetë tensioni normal? Jonida
– Tensioni i gjakut është forca që ushtron gjaku në muret e enëve të tij. Vlerat normale të tensionit të gjakut janë 120 me 80. Pra, aparati që matni tensionin, siç mund ta shikoni, tregon dy numra. Numri i parë quhet tension sistolik i gjakut, sepse tregon tensionin e gjakut gjatë tkurrjes së zemrës (sistolës). Numri i dytë quhet tension diastolik i gjakut, pasi tregon tensionin e gjakut kur zemra lëshohet (diastolë). Një mjek e klasifikon një person si hipertensiv kur e kalon tensionin e gjakut më shumë se 140/90.
– Thonë që lëkura i zëvendëson vetë në mënyrë të vazhdueshme qelizat e epidermës. Si ka mundësi atëherë që tatuazhet nuk zhduken?
– Po, është e vërtetë që qelizat në shtresat e sipërme të lëkurës që quhen epidermë zëvendësohen në mënyrë të vazhdueshme. Ky është një proces rinovimi, pra, humb vetëm këtë shtresë të epidermës, ama shtresat më të thella të lëkurës, që quhen dermë, nuk i nënshtrohen këtij procesi rinovimi për të zëvendësuar veten e tyre. Prandaj tatuazhet qëndrojnë në lëkurë, sepse grimcat e bojës që prodhojnë ngjyrosjen janë shumë të gjera për t’u eliminuar nga qelizat e bardha të gjakut që kontrollojnë trupin dhe largojnë trupat e huaj nga lëkura. Vetëm lazerat e rinj e heqin bojën e tatuazhit, sepse energjia që prodhon lazeri, e shkatërron bojën në grimca shumë më të vogla se pluhuri që janë të mjaftueshme për t’u eleminuar nga qelizat e bardha, të cilat ndihmojnë që ta largojnë përgjithnjë këtë tatuazh.
– Çfarë është ekzema dhe te cili doktor duhet të drejtohem?
– Ekzema është një sëmundje e lëkurës e shkaktuar nga inflamacioni. Dermatiti atopik është lloji më i shpeshtë i shumë llojeve të ekzemës. Derisa fjala dermatitis do të thotë inflamim (pezmatim) i lëkurës, “atopic” do të thotë një tendencë për të shfaqur reaksione alergjike e që shpesh është dukuri e trashëguar. Së pari, duhet të këshilloheni me alergologun, i cili në varësi të tipit të ekzemes, konsultohet edhe me dermatologun.
Advertisement