DREJTORIA E POLICISE QARKUT TIRANE
Më datë 18.11.2014, në disa zona të qytetit të Tiranës, nga reshjet e shiut, ka pasur përmbytje banesash, lokalesh, rrugësh. Në garazhdet e disa pallateve janë mbuluar nga uji 44 automjete. Janë shkaktuar dëme materiale ku ka hyrë uji në 233 banesa e 5 lokal. Tek ura e Farkës janë përmbytur 6 barak. (Informacion paraprak)
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasve S.XH, D.XH dhe A.Z, vjeç 42, 23 e 38, banues në Sharrë, Selitë e Sukth, Durrës, pasi dyshohet se në bashkëpunim, kanë organizuar nisjen në mënyrë klandestine për në Angli të shtetaseve B.U e F.P, vjeç 23 e 22, banuese në Tiranë e Sukth Durrës, për të cilat filloi procedimi penal në gjendje të lirë. Nenet 189 e 298/3 të Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal për në gjendje të lirë për shtetasin I.V, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ju bllokua motori tip “Suzuki”, që rezulton i vjedhur në Itali, më datë 19.09.2005. Neni 141/a i Kodit Penal.
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 18.11.2014, u dërguan materialet në Prokurorinë e Rrethit ndaj një Shoqërie Private, pasi dyshohet se shtetasi italian L.G, vjeç 35, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se më datë 13.11.2014, ka lënë 23.000 euro në një makinetë, e cila mendohet të jetë e modifikuar për të vjedhur lekët lojtarëve. Neni 143 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M.K, vjeç 56, banues në Tiranë, administrator i kompanisë “Kora-shpk”, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, nuk i ka dhënë pagën shtetases M.DH, vjeç 63, banuese në Berat. Neni 143 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit F.B dhe A.B, vjeç 31 e 44, banues në Tirane, pasi dyshohet se në rrugën “Don Bosko“, tregtonin mallra pa fature tatimore, ku ju bllokuan me cilësinë e provës 37 telefona celulare, pa dokumentacion tatimor. Nenet 178 e 180 të Kodit Penal.
Seksioni për krimet ndaj jetës
Më datë 18.11.2014, në rrugën “Ferit Xhajko”, është vetëplagosur me armë zjarri dhe ka gjetur vdekjen në spital shtetasi M.Ç, vjeç 23, banues në Tiranë. Me cilësinë e provës materiale u bllokua arma e zjarrit, e babait të tij punonjës policie në DPQ. Elbasan dhe 6 fishekë, 1 gëzhojë e 1 plumb i shtypur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 18.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Edison Kepi, vjeç 33, banues në Tiranë, i pajisur me leje drejtimi pasi dyshohet se rreth orës 14.30, në rrugën “Abedin Rexha”, duke drejtuar kamionin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren SH.Ç, vjeç 41, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen J.L, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 17.30, në rrugën “Teodor Keko“, duke drejtuar mjetin tip “Benz“, ka aksidentuar shtetasen F.D, vjeç 72, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal
Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 18.11.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.J, vjeç 30, banuese në Shkozë, pasi dyshohet se bashkëshorti E.J, vjeç 38, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
Më datë 18.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Ylli Haklaj, vjeç 44, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje e vjedhje, pasi dyshohet se në rrugën “Barrikadave“, iu bllokua me cilësinë e provës materiale një thikë, që plotëson kushtet e armës së ftohtë, pa leje. Neni 279 i Kodit Penal.
Në vijim të komunikatave datë 03.01.2014. 10.06.2014, 12.06.2014 e 25.10.2014, më datë 18.11.2014, u dërguan materialet në Prokurorinë e Rrethit për autorët S.T, E.S e G.K, vjeç 19, 15 e 16, banues në Manëz Durrës, Tiranë e Babrru, të dënuar më parë për vjedhje, të cilët janë arrestuar në Shkodër, për vepra të tjera penale. Neni 134/2 i Kodit Penal.
Në vijim të komunikatës datës 17.11.2014, që bën fjalë për vjedhjen e kasetofonit në mjetin tip “Tata”, në rrugën “Hoxha Tahsim”; më datë 18.11.2014, u dërguan materialet në Prokurorinë e Rrethit për autorët O. Ç., K.P e G.S, vjeç 19, 19 e 41, banues në Babrru, të dënuar më parë për vjedhje, të arrestuar më datë 17.11.2014, për vepra të tjera penale. Nenet 134/2 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, në rrugën e Elbasanit, është vjedhur banesa e shtetasit G.B, vjeç 26, ku kanë marrë 30 mije lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit E.H, vjeç 21, banues në Selit, pasi dyshohet se në rrugën “Komuna e Parisit”, gjatë punës si kamerier, ka vjedhur xhiron e ditës rreth 17.000 lekë në lokalin e shtetasit S.Ç, vjeç 31, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.SH, vjeç 50, banues në Tiranë, me detyrë infermier në urgjencën e Tiranës, pasi dyshohet se më datë 17.11.2014, ora 09.30, shtetësia B.L ka njoftuar për gjendjen e keqësuar të bashkëshortit F.K, nuk ka marrë masat për të dërguar ambulancën bashkë me ekipin mjekësor për ti dhënë ndihmë, dyshohet se mosdhënia e ndihmës në kohën e duhur mund të ketë ndikuar në vdekjen e tij. Neni 97 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetases A.T, vjeç 48, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 14.00, në rrugën “Liman Kaba”, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 3
Në vijim të komunikatës datës 17.11.2014, që bën fjalë për kanosjen e shtetases A.B ; më datë 18.011.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit F.A, vjeç 47, banues në Kosovë. Neni 84 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi dhe punohet për kapjen e shtetasit G.K, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Pandi Dardha”, në lokalin në pronësi, është konstatuar mos regjistrim i saktë në matësin e energjisë elektrike dhe ka fshehur të ardhurat. Nenet 137/b e 180 të Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.B, vjeç 58, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Zydi Herri’’, në ambientet e lokalit në pronësi, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës u bllokuan 5 pajisje elektronike pa dokumentacion. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.A, vjeç 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Zydi Herri’’, në lokalin në pronësi, në ambientet e lokalit në pronësi, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës u bllokuan 5 pajisje elektronike pa dokumentacion. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N.P, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës, në rrugën ’’Unaza e Re’’, në ambientet e lokalit në pronësi, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës u bllokuan 5 pajisje elektronike pa dokumentacion. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, ora 21.30, u arrestua në flagrancë shtetasi Artan Sina, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 15.30, në rrugën “Frosina Plaku”, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, u ndaluan me iniciativë shtetasit E. M, A.M, Xh. A, M. A, L. E, vjeç 21, 17, 28, 47, 51, banues në Tiranë, Paskuqan, pasi dyshohet se rezultojnë autor të ngjarjeve. Me cilësinë e provës ju gjetën e bllokuan një sasi e konsiderueshme e objekteve të vjedhura. Nenet 287 e 134/2 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 4
- Në vijim të komunikatës datë 11.2014, që bën fjalë per vjedhjen e motorit tip “Aprila” të shtetasit R.K; më datë 18.11.2014, u ndaluan me iniciativë shtetasit Ermond Gjinaj dhe Emiljano Sinani, vjeç 21 e 25, banues në Tiranë. Nenet 134, 287/B e 300 të Kodit Penal.
- Në vijim të komunikatave datë 17.11.2014, më datë 18.11.2014, u arrestuan shtetasit O.Ç, K. P e G.S, vjeç 19, 19 e 41, banues në Babru. Nga puna e bërë rezultojnë autorë të disa vjedhjeve. Nenet 134/2, 287/B e 300 të Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit A.V, vjeç 53, banues në rrugën “5 Maj”, pasi dyshohet se në banesë, është konstatuar se kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, në rrugën “Ali Baushi”, është vjedhur banesa e shtetasit D.F, vjeç 23, ku kanë marrë 2 kompjuter laptop dhe 50.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 18.11.2014, filloi proçedimi penal dhe punohet për shoqërimin e shtetasit SH.C, vjeç 41, banues në fshatin Valias, pasi dyshohet se rreth orës 10.30, në dyqan, nga punonjësit e O.SH.E.E-së, është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M.M, vjeç 35, banues në fshatin Laknas, në orët e mbrëmjes, pasi dyshohet se më datë 17.11.2014, në Laknas, në banesë ka shqetësuar shtetasin N.K, vjeç 33. Neni 274 i Kodit Penal.
Më datë 18.112014, filloi procedimi penal dhe punohet për shoqërimin e shtetasit E.T, banues në Bathore, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
Më datë 18.112014, filloi procedimi penal dhe punohet për shoqërimin e shtetasit B.P, banues në Bathore, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Ramazan Dragjoshi, vjeç 65, banues në Bathore, pasi dyshohet se në Bathore në lokalin e tij, është konstatuar se kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.GJ, banues në Kamzë, pasi dyshohet se rreth orës 12.30, në Kamzë, me vetëgjyqësi, ka nxjerr disa materiale jashtë dyqanit në përdorim nga shtetasi SH.Q, banues në Kamzë për të cilin janë në proces gjyqësor. Neni 277 i Kodit Penal.
Në vijim të komunikatës së datës 06.10.2014, më datë 18.11.2014, u ndalua shtetasi Dritan Hako, vjeç 31, banues ne Mezez-Nikel, Krujë. I cili rezulton autor i disa vjedhjeve . Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, u arrestua në flagrance shtetasi Iqmet Gjyla, vjeç 59, banues në Paskuqan, pasi dyshohet se rreth orës 10.00, në Paskuqan, në lokalin në pronësi, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Fillim Toleni, vjeç 28.07.1970, banues në Paskuqan, pasi dyshohet se rreth orës11.00, në Paskuqan, në lokalin në pronësi, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.M, vjeç 50, banues në Paskuqan, pasi dyshohet se rreth orës 20.00, në Paskuqan, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin T.V, vjeç 28, banues në Paskuqan. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Karafil Lika, vjeç 59, banues në Paskuqan, pasi dyshohet se rreth orës11.00, në Paskuqan, në lokalin në pronësi, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, gjatë natës, në Kamzë, është vjedhur banesa e shtetasit Gjergji Thaka, vjeç 58, ku kanë marrë sende e bizhuteri të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal për shtetasin G.M, vjeç 20, banues në Frutikulturë-Kamzë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se rreth orës 19.00, në Frutikulturë-Kamzë, ka vjedhur 3 varëse floriri e 2 unaza floriri në banesën e shtetases V.R, vjeç 47. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 18.1.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për shoqërimin e shtetasit pasi dyshohet se rreth orës 12.30, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së është konstatuar, duke vjedhur energji elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
Më datë 17.1.2014, filloi procedimi penal e punohet për shoqërimin e shtetasit pasi dyshohet se rreth orës 12.30, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar duke vjedhur energji elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, ora 09.20, në rrugën “3 Dëshmorët” Yzberisht, një person i paidentifikuar, ka tentuar të vjedh me dhunë lekët e xhiros në furrën e bukës në pronësi të shtetases A.O, vjeç 52, banuese në rrugën “3 Dëshmorët”. Neni 139 e 22 të K.P. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Më datë 18.11.2014, ora 12.00, në rrugën “Thoma Koxhaj”, në ambientet e lokalit është gjetur e vdekur shtetësia S.M, vjeç 80, banuese në rrugën “Thoma Koxhaj”. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit GJ.Pi, vjeç 52, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Teodor Keko”, në nje lokal, është konstatuar se kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi dhe punohet për kapjen e shtetasit B.SH, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Mikel Maruli”, në lokalin e tij është konstatuar se kishte bërë ndërhyrje të paligjshme në matësin e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit N.P, vjeç 61, banues në Tiranë, administrator i firmës private, pasi dyshohet se në rrugën “Teodor Keko”, është konstatuar se në ambientet e pallatit në ndërtim, ka punësuar persona të pa u regjistruar e pa garantuar sigurimin e të punësuarit sipas rregullave. Neni 170/a i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R.L, vjeç 42, banues në Yrshek, pasi dyshohet se në banesë, është konstatuar se kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.LL vjeç 54, banues ne Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, në rrugën “Llazi Miho, Kombinat, ka vjedhur me thyerje zyrën e sekretarit të bordit të shkollës, ku ka marrë një “Laptop”. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit D. dhe I. Uku, vjeç 36 e 38, banues në fshatin Lalm, pasi dyshohet se rreth orës 12.30, në fshatin Lalm, për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar shtetasin F.SH, vjeç 50, banues në Vaqarr. Neni 235 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetësit S.T, I.K dhe A.SH, vjeç 38, 48, 48, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 16.00, në rrugën “Teodor Keko“, për motive të dobëta, shtetësia I.K e A.SH, kanë goditur me grusht shtetasin S.T, i cili me anë të mashtrimit u ka vjedhur 600.000 lekë. Nenet 90 e 143/1 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.S, vjeç 50, banues në fshatin Rrakul, pasi dyshohet se në fshatin Synej, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Seksioni për krimet e rënda
Në vijim të komunikatës Nr. 322, që bënë fjalë për vrasjen me armë zjarri të shtetasit më datë 18.11.2014, u arrestuan shtetasit Ertur Hoxha dhe B. B., vjeç 26 e 15, banues në fshatin Bago e Hajdaraj. Në banesën e Erturit u bllokuan 2 armët e zjarrit automatik, 3 krehër dhe 134 fishekë. Nenet 78, 25 e 278 të Kodit Penal.
Drejtoria Rajonale Kufirit&Migracionit Tiranë
Më datë 18.11.2014, u ekstradua nga Britania e Madhe dhe u dorëzua në DP.Burgjeve, i dënuari Indrit Bicja , vjeç 28, banues në Elbasan.
DREJTORIA E POLICISE QARKUT BERAT
Më datë 18.11.2014, Ka pasur përmbytje në fshatrat Samaticë, Syzes, Gajdë, Hingë Kuç, Goriçan dhe Frashër, Komuna Kozare, ku niveli i ujit është rreth 60 cm dhe janë përmbytur 90 ha sipërfaqja e tokë e mbjellë në sera, si dhe është përmbytur banesa e shtetasit A.B dhe F.H. Në Kuçovë, në lagjen “1 Maj”, janë përmbytur 3 banesa. (Informacione Paraprak)
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.A, vjeç 53, banues në Poliçan, Skrapar, pasi dyshohet se rreth orës14.00, në Poliçan, ushtron aktivitetin e konservimit të fruta perimeve pa etiketë. Neni 288/a i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014,
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin T.Z, vjeç 54, banues në Berat, pasi dyshohet se në lagjen “Kushtrimi”, ka goditur me sende të forta shtetasen V.Z, vjeç 57, banues në Berat. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.X, vjeç 56, banues në Patos, Fier, pasi dyshohet se ka pushtuar 2 dynym tokë në pronësi të shtetasit Z.A, vjeç 59, banues në fshatin Allambres. Neni 200 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.D, vjeç 56, banues në Otllak, pasi dyshohet se rreth orës 14.10, në fshatin Lapardha, duke lëvizur me biçikletë është përplasur me mjetin tip “Benz”, të drejtuar nga shtetasi Q.M, vjeç 48, banues në Patos, ku për pasojë është dëmteur drejtuesi i biçikletës, i cili pas mjekimit eshte larguar per në banesën e tij. Neni 290/1 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 18.11.2014 gjatë natës, në lagjen “11 Janari” në oborrin e banesës, shtetasit P.XH, vjeç 36, i kanë vjedhur motorin tip “Honda”, i cili u gjet i braktisur në lagjen “11 Janari”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.
DREJTORIA E POLICISE QARKUT LEZHE
Më datë 18.11.2014, në qarkun e Lezhës, situata nga reshjet e shiut paraqitet si më poshtë – Hidrovorët në Tale, Adriatik dhe Fushë-Kuqe, punojnë me kapacitet të plotë. Hidrovorët në Balldre, Gocaj, Ishull- Shëngjin nuk kanë punuar për mungese të energjisë elektrike. Nuk ka dëme në banesa e bagëti, nuk ka sipërfaqe toke të përmbytur, ka rreth 5-10 cm ujë në vende të veçanta. Tek nen/stacioni elektrik ka rreth 30 cm uji. Si rezultat i reshjeve, rrjedha e ujit ka marrë 3 shtetas të cilët kanë gjetur vdekjen. (Informacione Paraprak)
-Në gjithë qarqet e tjetra situata paraqitet pa probleme.
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit GJ.GJ, P.M dhe F.N, vjeç 54, 54 e 46, banues në Lezhë e Laç, ortakë në firmën private, pasi dyshohet se në bashkëpunim, kanë shitur firmën, duke mashtruar ortakun, shtetasin F.GJ, vjeç 51, banues në Laç. Neni 143/2 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Shtjefën Paloka, 66, banues në fshatin Merqi, pasi dyshohet se rreth orës 09.30, në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Fran Perlleshi, vjeç 36, banues në fshatin Rrilë, pasi dyshohet se rreth orës 09.30, në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Kinron” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Bardhok Lleshi, vjeç 41, banues në fshatin Barbullojë, pasi dyshohet se rreth orës 09.30, në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lonçin”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit P.V, vjeç 44, banues në Kqirë Pukë, pasi dyshohet se nuk u përgjigjet detyrimeve ndaj fëmijës D.V, vjeç 1, që ka pasur me shtetasen E.H, vjeç 25, banuese në Lezhë. Neni 124 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, gjatë natës, në fshatin Balldre, në kasollen pranë banesës, shtetasi N.M, vjeç 59, i kanë vjedhur 2 lopë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, gjatë natës, në fshatin Balldre, është vjedhur më thyerje banesa e shtetasit I.Z, vjeç 28, ku kanë marrë 4 unaza floriri dhe 2 byzylyk. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Në vijim të komunikatës së datës 07.07.2013 e 18.11.2014, më datë 18.11.2014, u ndalua me iniciativë shtetasi F. G, vjeç 17, banues në Lezhë. Neni 134 i K.P.
Më datë 18.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Kristian Kelmendi, vjeç 20, banues në Velipojë, i pajisur me leje drejtimi pasi dyshohet se rreth orës 15.30, në fshatin Mabë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me vdekje shtetasin K.SH, vjeç 54, banues në fshatin Mabë. Neni 290/3 iKodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.F, vjeç 20, banues në fshatin Hajmel, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasen A.GJ, vjeç 17, banuese në Lezhë. Neni 275 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J.ZH, vjeç 52, banues në fshatin Blinisht, pasi dyshohet se në fshatin Blinisht, ka pushtuar 6 dynym tokë në pronësi të shtetases S.ZH, vjeç 66, banuese në Blinisht. Neni 200 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Gj.Gj, vjeç 45, banues në fshatin Ishull-Shëngjin, pasi dyshohet se në fshatin Ishull-Shëngjin, me vetëgjyqësi, ka kanosur shtetasen L.P, vjeç 25, banuese në fshatin Ishull-Shëngjin. Nenet 84 e 277 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kurbin
Në vijim të komunikatës së datës 14.11.2014, që bënë fjalë për veprën penale të vjedhjes; më datë 18.11.2014, rezultoi se autor i ngjarjes është i mituri R.Gj, vjeç 12, banues në Laç. Në banesë me cilësinë e provës materialë ju gjetën e bllokuan 2 kompjuterë laptop të vjedhur në banesën e shtetases M.T. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kurbin.
Më datë 18.11.2014, gjatë natës, në Laç, në lagjen Nr. 1, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit F.S, vjeç 72, ku kanë marrë 1 TV plazma e 35.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, në qytetin e Laçit, si pasojë e reshjeve, është marrë nga rrjedha e ujit mjeti tip “Volksvagen”, ku për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi, shtetasi GJ.K, vjeç 60, banues në Laç, si dhe dyshohet se në mjet ka qenë edhe vajza e tij, shtetësia D.K, vjeç 26, banuese në Laç. Punohet për dokumentimin e ngjarjes. (Informacione Paraprak)
Më datë 18.11.2014, ora 23.30, në fshatin Gallatë, duke lëvizur me motor, shtetasi G.N, vjeç 15, banues në fshatin Malbardhë, dhe pasagjeri L.B, vjeç 23, banues në fshatin Vinjollë, janë rrëmbyer nga rrjedha e ujit, ku shtetasi L.B, është gjetur i vdekur rreth orës 00.30, të datës 19.11.2014.
DREJTORIA E POLICISE QARKUT DURRES
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.GJ, vjeç 29, banues në fshatin Fllakë, pasi dyshohet se në muajin gusht 2014, me anë të mashtrimit, i ka vjedhur 87.000 dhe 16 000 lekë shtetasve A.A dhe SH.K, vjeç 34 e 45, banues në Durrës e Kavajë. Neni 143/2 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, në lagjen Nr. 3, në lokalin e tij është vrarë me armë zjarri shtetasi L.M, vjeç 49, banues në Durrës, i dënuar më parë për disa vepra kriminale si vrasje, rrëmbim personi, shtrëngim për dhënie pasurie. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 78/1 e 278/4 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 18.11.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimi e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen vjeç 69, banues në Durrës, pasi dyshohet se djali vjeç 42, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr 9669, datë 18.12.2006.
Më datë 18.11.2014, në lagjen Nr. 4, pranë banesës, shtetasit Y.K, vjeç 27, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, gjatë natës, në lagjen Nr. 13, pranë banesës, shtetasit V.B, vjeç 21, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, që është gjetur i braktisur dhe i djegur në Peqin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Krujë
Në vijim të komunikatës Nr. 322, që bënë fjalë për plagosjen me armë gjahu të shtetasit vdiq në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.K vjeç 34, banues në Larushk Fushë Krujë, pasi dyshohet se rreth orës 10.00, në afërsi të fshatit Nikël, duke drejtuar motorin tip “Honda”, pa targë, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.R, vjeç 28, banues në Luz, pasi dyshohet se më datë 17.11.2014, te jete kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Porsh”, Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J.M, vjeç 27, banues në Thuman, pasi dyshohet se më datë 17.11.2014, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Opel”, me targë TR 8932 L. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.N, vjeç 67, banues në Tiranë, i pajisur me lejë drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 13.30, në Fushë-Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me furgonin, të drejtuar nga shtetasi D.Ç, vjeç 27, banues në Dibër, i cili është dëmtuar e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Më datë 19.11.2014, u ndalua shtetasi Denis Turtulli, vjeç 23, banues në Fushë-Krujë, pasi dyshohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me vendim Nr. 125, datë 14.05.2014, e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Dhunë në familje”. Neni 130/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shijak
Në vijim të komunikatës datë 16.11.2014, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases B.XH; më datë 18.11.2014, ora 10.00, u gjet e ju dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë.
DREJTORIA E POLICISE QARKUT ELBASAN
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Me datë 18.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetësia A. B, dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen F. F, vjeç 19 e 57, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 11.00, në bashkëpunim, kanë përdorur kartën e identitetit të shtetases I.XH, me të dhëna të rreme, me qëllim për të takuar shtetasin D.Xh., në burgun e Peqinit. Neni 190 i Kodit Penal.
Më datë 19.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.H, vjeç 38, banues në fshatin Uriçaj, Peqin, punonjës i OSHEE, pasi dyshohet se dyshohet se ka lejuar shtetasin e arrestuar I.H, vjeç 68, banues në Përparim, të rilidh energjinë elektrike. Neni 248 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Elbasan
Në vijim të komunikatës datë 21.10.2014, që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetasit G.H; më datë 18.11.2014, rezultoi se ndodhet në Norvegji. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Më datë 18.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Shkëlqim Shehi, vjeç 51, banues në fshatin Katundi i Ri, pasi dyshohet se rreth orës 13.30, nga punonjësit e OSHEE-s, është konstatuar ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike në banesë. Neni 137/2 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.DH, vjeç 53, banues në fshatin Gostim, pasi dyshohet se rreth orës 14.00, në fshatin Mollas, në ambientet e lokalit në përdorim, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës u bllokuan 2 pajisje elektronike pa dokumentacionin përkatës. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 18.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Isa Hoxha, vjeç 68, banues në Përparim Peqin, pasi dyshohet se rreth orës 18.30, në fshatin Përparim, në lokalin në pronësi, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 18.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetësia Selvije Laçi, vjeç 42, banuese në fshatin Lunik, pasi dyshohet se rreth orës 15.00, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Dritan Karaj, vjeç 34, banues në Librazhd, pasi dyshohet se rreth orës 16.00, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin pa targa dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.
Më datë 19.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Olgert Qoshi, vjeç 21, banues në fshatin Zgosht, pasi dyshohet se rreth orës 20.00, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
Në vijim të informacionit të datës 12.11.2014, që bënë fjalë për veprën penale të plagosjes; më datë 18.11.2014, u ndalua shtetasi në kërkim Qamil Musta, vjeç 21, banues në fshatin Kostenjë. Neni 130/a/3 i Kodit Penal.
DREJTORIA E POLICISE QARKUT KORCE
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M.H, vjeç 23, banues në fshatin Rëmbec, pasi dyshohet se në fshatin Rëmbec, në ambientet e lokalit në përdorim, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës u bllokuan 1 pajisje elektronike pa dokumentacionin përkatës. Neni 197 i Kodit Penal.
Drejtoria Rajonale e Kufirit&Migracionit Korçë
Më datë 18.11.2014, Kapshticë, në dalje, u kap shtetasi në kërkim D.T, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me vendim Nr. 125, datë 14.05.2014, e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a i Kodit Penal. Veprimet do të kryen nga Kom.Pol.Krujë.
Më datë 18.11.2014, në PKK. Kapshticë, u ndalua shtetasi Qamil Musta, vjeç 21, banues në Kostenjë, Librazhd, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehte me dashje” e kryer në bashkëpunim. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal. Veprimet do të kryen nga DPQ. Elbasan.
Më datë 18.11.2014, ora 22.15, në PKK. Kakavijë, në dalje, u ndalua shtetasi në kërkim Zaim Ruçi, vjeç 42, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”. Neni 137 i Kodit Penal. Veprimet do të kryen nga DPQ.Tiranë.
DREJTORIA E POLICISE QARKUT FIER
Seksioni për narkotikët
Më datë 18.11.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit S. Gjolekaj dhe K. Ademi, vjeç 19 e 24, banues në Vlorë, pasi dyshohet se rreth orës12.00, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në mjetin tip “Benz”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 11.25 gr. lëndë narkotike e llojit Heroinë. Neni 283/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Fier
Më datë 18.11.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit Klodjan Baçja, Klodjan Rrapaj dhe Çapajev Driza, vjeç 26, 27, 36, banues në fshatin Mbrostar Ura e Patos, pasi dyshohet se rreth orës 02.30, në fshatin Kallm, në bashkëpunim, te jene kapur duke transportuar me autobotin tip “Volvo”, dhe ju sekuestrua me cilësinë e provës materiale rreth 20.000 litra karburant, që dyshohet se është e vjedhur. Neni 134/3 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje te lirë për shtetasin I.D, vjeç 26, banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 16.10.2014, ora 17.00, në lagjen “Drizë”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka aksidentuar shtetasin A.H, vjeç 4, banues në Fier, i cili pas mjekimit ndodhet në banesë. Neni 273 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.L, vjeç 34, banues në fshatin Kryekuq, pasi dyshohet se në Kryekuq, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.XH, vjeç 46, banues në fshatin Çermë-Shkumbin, pasi dyshohet se rreth orës 10.00, në Çermë-Shkumbin, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta bashkëfshatarin A.K, vjeç 37. Neni 89 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B.L, vjeç 52, banues në Ballsh, pasi dyshohet se rreth orës 12.00 në Ballsh, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasin E.S, vjeç 25, banues në Ballsh. Neni 89 i Kodit Penal.
DREJTORIA E POLICISE QARKUT VLORE
Seksioni për narkotikët
Më datë 18.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Olsi Rakipi, vjeç 35, banues në lagjen ”Osman Haxhiu”, pasi dyshohet se rreth orës 13.00, në banesë, ju bllokuan me cilësinë e provës materiale 7 gr. lëndë narkotike e llojit Heroinë, 71.4 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 18.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi V. Profka, vjeç 53, banues në fshatin Nartë, pasi dyshohet se në banesë, ka bërë ndërhyrje të paligjshme në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 18.11.2014, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen L.SH, vjeç 43, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se bashkëshorti S.SH, vjeç 44, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji 9669, datë 18.12.2006.
Më datë 18.11.2014, ora 14.30, shtetësia J.V, vjeç 37, banuese në Vlorë, ka bërë kallëzim se më datë 15.11.2014, në lagjen “Lef Sallata”, i kanë vjedhur 23 elementë dekorativ alumini. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 17.11.2014, në fshatin Matogjin, është vetëvarur shtetasi P.B, vjeç 30, banues në fshatin Skrosk, Librazhd, i punësuar bari. Nga veprimet e kryera rezulton se nuk kishte shenja të tjera dhune. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim. Neni 99 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M.H, vjeç 30, banues në lagjen “Isa Boletini”, pasi dyshohet se më datë 12.11.2014, ora 22.00, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin SH.H, vjeç 54, banues në Vlorë. Neni 90 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin T.DH, vjeç 37, banues në Selenicë, pasi dyshohet se më datë 15.11.2014, në fshatin Selenicë, ka prerë 16 fidan ullinj dhe ka dëmtuar 200 m² tokë e mbjellë, në pronësi të vëllait A.DH, vjeç 32, banues në Selenicë. Neni 150 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Armando Manaj, vjeç 41, banues në fshatin Plyk, Fier, pasi dyshohet se në Vlorë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Opel”, me targë AA 685 DK. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, u ndalua shtetasi D. D., vjeç 32, banues në Vlorë, pasi dyshohet se prej dy muajsh, ka kryer vepra të turpshme me shtetasen me iniciale F.H., vjeç 14, banuese në Vlorë. Neni 108/1 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit V.M, vjeç 64 banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “Uji i Ftohtë”, në lokalin në pronësi, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.D, vjeç 41, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “Rilindja”, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj bashkëshortes K.D, vjeç 34,. Neni 130/a i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, gjatë natës, në lagjen “Pavarësia”, shtetasit A.GJ, vjeç 60, banues në Vlorë, në dyqan i kanë vjedhur mallra me vlerë 10.000 euro. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, në lagjen “Pavarësia”, dy persona kanë kanosur me armë zjarri pistolet dhe i kanë marrë mjetin tip Benz”, djalit të shtetasit D.T, me detyrë Prokuror. Punohet për dokumentimin, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.A, vjeç 35, banues në Sarandë, pasi dyshohet se rreth orës 13.30, në lagjen Nr. 2, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin F.K, vjeç 69, banues në Sarandë. Neni 84 i Kodit Penal.
DREJTORIA E POLICISE QARKUT GJIROKASTER
Më datë 18.11.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen L.M, vjeç 28, banuese në lagjen “Zinxhira”, pasi dyshohet se bashkëshorti A.M, vjeç 34, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjirokastër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
Më datë 18.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi A.I, vjeç 48, banues në Thumanë, Krujë, pasi dyshohet se rreth orës 14.30, në lokalin “Bajaj”, ka thyer xhamat e tavolinave dhe ka përndjekur shtetasen D.B, vjeç 27, banuese në Gjirokastër. Nenet 121/a e 150 të Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 34, banues në lagjen “Zinxhira”, pasi dyshohet se rreth orës 01.00, ka goditur me grusht bashkëshorten L.M, vjeç 28, Neni 130/a i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit E.A, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në lagjen “Zinxhira”, në kompaninë “Merentino”, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K.T, vjeç 27, banues në fshatin Rusan, Delvinë, pasi dyshohet se rreth orës 17.00, në fshatin Suhë, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj shtetasve TH.C dhe K.G, vjeç 50 e 70, banues në fshatin Suhë. Neni 90 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.H, vjeç 30, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se rreth orës 00.20, në lagjen “15 Shtatori”, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasen E.S, vjeç 61, banues në Tepelenë. Neni 90 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D.H, vjeç 48, banues në fshatin Rexhin, pasi dyshohet se në vitin 2013, në lagjen “Demokracia”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Në vijim të komunikatës datë 28.05.2014, më datë 18.11.2014 u ndalua shtetasi në kërkim Arsen Bana, vjeç 32, banues në fshatin Qeparo, Vlorë, pasi dyshohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim Nr. 410, datë 09.10.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Neni 284 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 18.11.2014, gjatë ditës, në fshatin Leshicë, është vjedhur banesa e shtetasit V.T, vjeç 79, ku kanë marrë 24 pirunë argjendi dhe 2 unaza floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
DREJTORIA E POLICISE QARKUT SHKODER
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.I, vjeç 34, banues në Serbi, i pajisur me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 12.30, në lagjen “Partizani”, duke drejtuar kamionin tip “Man”, ka aksidentuar këmbësorin XH.S, vjeç 82, banues në Shkodër, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.L vjeç 44, banues në fshatin Mali Jushit, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, i ka marrë traktorin shtetasit P.GJ, vjeç 34, banues në fshatin Gajush, Lezhë. Neni 277 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Rrok Frroku, vjeç 46, banues në Lezhë, me detyrë specialist i Seksionit të Qarkullimit Malësi e Madhe, pasi dyshohet se rreth orës 17.50, në fshatin Shtoj i Ri, duke drejtuar mjetin tip “Golf”, ka aksidentuar me vdekje shtetasin M.P, vjeç 55, banues në fshatin Shtoj i Ri. Neni 290 Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 18.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Gj., R.P., dhe I. J, vjeç 16, 16, 41, banues në fshatin Shtoj i Vjetër e Elbasan, pasi dyshohet se në fshatin Demiraj, u kapën duke vjedhur bulonat e shinave të trenit. Nenet 134 e 25 Kodit Penal.
DREJTORIA E POLICISE QARKUT KUKESIT
Më datë 18.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Xhevdet Sulmataj, vjeç 36, banues në fshatin Mamëz, pasi dyshohet se rreth orës 08.45, në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz” . Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, u arrestua shtetasi D. P., vjeç 26, banues në Kukës, pasi dyshohet se më datë 17.11.2014, në banesën e saj, ka kryer vepra të turpshme me shtetasen S.SH, vjeç 13. Neni 108/1 i Kodit Penal.
Në vijim të informacionit të datës 17.11.2014, që bënë fjalë për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm; më datë 18.11.2014, u shoqërua dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.R, vjeç 23, banues në fshatin Bicaj. Neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, gjatë natës, në lagjen Nr. 2, është vjedhur me thyerje kioska e shtetasit R.E, vjeç 54, banues në Kukës, ku kanë marrë 30 paketa cigare. Punohet për identifikimin dhe kapjen autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit G.U dhe E.B, vjeç 44 e 46, banues në fshatin Myç-Mamëz e Tiranë, blerës e shitës të automjetit, pasi kamioni i bllokuar tip “Man” qe ju bllokua, dyshohet se rezulton i vjedhur në Itali. Neni 141/a i Kodit Penal.
Drejtoria Rajonale e Kufirit&Migracionit Kukës
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit K.C dhe M.D, vjeç 30 e 32, banues në Durrës, pasi dyshohet se në fshatin Bllatë e Epërme, kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të kundra ligjshme. Neni 297 i Kodit Penal
DREJTORIA E POLICISE QARKUT DIBRES
Më datë 18.11.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Haki Dani, vjeç 51, banues në fshatin Podgorce, pasi dyshohet se në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M.T, vjeç 73, banuese në fshatin Kurdari, pasi dyshohet se më datë 17.11.2014, shtetasi SH.T, vjeç 53, banues në fshatin Kurdari, ka bërë kallëzim se me vetëgjyqësi ka bllokuar rrugën kryesore të fshatit, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve. Nenet 293 e 277 të Kodit Penal.
Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 18.11.2014, në PKK Rinas, u kap shtetasi në kërkim Alfred Ndoci, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se Gjykata e Apelit Tiranë, me vendim Nr. 64 datë 29.01.2014, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja lehtë me dashje”. Veprimet do t’i kryej DPQ Tiranë.
Më datë 18.11.2014, në PKK. Rinas, shtetaset F.P e B.U, vjeç 22 e 23, banuese në Sukth, Durrës e Tiranë, u kapën me 2 karta identiteti italiane, 2 leje drejtimi mjeti italiane, 2 karta banke e karta elektronike, që dyshohen të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.. Veprimet do të kryen nga DPQ. Tiranë.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.A, vjeç 27, banues në Has, pasi dyshohet se ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror më datë 10.10.2014. Neni 297 i Kodit Penal.
Më datë 18.11.2014, Rinas, u ndalua shtetasi në kërkim Edmond Rexhmataj, vjeç 23, banues në Kukës, për veprën penale “Ndërtim të pa ligjshëm”. Neni 199/a i K.P. Veprimet do të kryen nga DPQ. Kukës.
Më datë 18.11.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit K.K, P.M, S.H, V.M, vjeç 40, 41, 43, 37, banues në Kamzë, Tiranë, Krujë, pasi dyshohet se në rolin e prindit e kujdestarit kanë braktisur në Francë, fëmijët E.K e R.H. Neni 124 i Kodit Penal.