Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A drejtohen sytë?

– Jam një vajzë 32 vjeçe. Kam shtrembërim të njërit sy, qëkur kam lindur. A drejtohen sytë në klinikën tuaj? Ju lutem, më ktheni përgjigje sa më shpejt sepse jam shumë e shqetësuar dhe kam filluar të kem komplekse. Faleminderit.
Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: – E nderuar 32 vjeçare, kemi shkruar dhe më parë për këtë gjë, për një rast të ngjashëm. Ju më shkruani se jeni 32 vjeçe dhe keni një shtrembërim të syrit. Fakti që jeni në moshë jo të vogël, jua bën më pak të kënaqshëm rezultatin e operacionit, pasi pas moshës 11-12 vjeçare, krijohet dhe stabilizohet përfundimisht sistemi binokular i syve dhe çdo ndërhyrje mbi këtë moshë, mund ta rregullojë shtrembërimin e syrit, ama, personi mund të mos ketë pamje trepërmasore (stereoskopike) të objektit, që është e domosdoshme gjatë gjithë jetës, për profesione të ndryshme ose për të ngarë automjetin. Duke qenë se ju keni shtrembërim vetëm të njërit sy, mund t’ju nevojitet një seancë ndërhyrjeje, por mund të nevojitet ndërhyrje edhe në syrin tjetër, i cili ikën shtrembër pas operacionit të syrit të parë, pikërisht nga lidhja që kanë të dy sytë. Mund të kontaktoni me ne, që të flasim më nga afër ose me ndonjë klinikë tjetër. Paçi fat!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pyetje-përgjigje për seksin…

Next Post

Të gjithë merren me mua

Advertisement