Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

5 gabimet që bëjnë burrat në seks

Dihet nga të gjithë se sado jetë ideale të bëjë, nëse një çifti nuk i shkon mirë jeta në shtrat, lidhja varet nga një fill i hollë. Një anketë e bërë nga një sit takimesh jashtëmartesore ka treguar se në këtë drejtim, gratë nuk të falin. Nëse ato detyrohen të zënë të dashur, kjo ndodh ngaqë burrat e tyre nuk i kënaqin aq sa duhet në intimitet. Ndërkohë që sitet e takimeve jashtëmartesore janë shumëfishuar dhe nuk fshihen më, duke e bërë tradhtinë gati një tendencë, njëri nga këta site është munduar të justifikojë themelet e ekzistencës së tij. Bëhet fjalë për sitin Victoria Milan, që ka marrë në pyetje 4000 përdoruese të tij nga mbarë bota.

Rezultati ishte se 68% e grave e tradhtonin të shoqin për shkak të një mungese të marrëdhënieve seksuale. Kështu, siti i takimeve ka mundur të përzgjedhë 5 gabimet më të mëdha që bëjnë burrat në intimitet dhe që pakësojnë epshin e grave të tyre për ta…

 

Advertisement

Në vendin e 5-të… mungesa e vëmendjes!

Disa gjeste të vogla që tregojnë interesin e paktë që kanë ndaj partneres (për shembull, shohin celularin, mbajnë çorapet veshur, ose edhe tërheqja e jorganit nga ana e tij, pas aktit). Nga kjo rrjedhin edhe gabime të tjera, që mund të jenë fatale…

Në vendin e katërt…

Të qenit narcizist, kërkimi vetëm i kënaqësisë së tyre, jo asaj të gruas.

Në vendin e tretë…

Mungesa e spontaneitetit dhe krijimtarisë. Ky është një gabim fatal, pasi 81% e grave kanë pranuar se eksperimentonin më shumë në shtrat me të dashurin, sesa me partnerin. “Gratë e sotme, moderne, janë të ndërgjegjshme se ekziston një botë seksuale përtej asaj që ato përjetojnë dhe, nëse nuk janë të kënaqura në shtëpi, nuk hezitojnë të zbulojnë eksperienca të reja vetë”, analizojnë drejtuesit e sitit të takimeve.

Në vendin e dytë…

Megjithëse fjalët e ndyra bëjnë pjesë në rutinën seksuale të disa çifteve, ata nuk përbëjnë shumicën. Sipas këtij sondazhi, duken se janë të pakta gratë që vlerësojnë frazat që e transformojnë një moment dashurie në një skenë filmi porno. Butësia dhe mirëkuptimi janë ato që nevojiten për të luftuar neglizhencën dhe egoizmin. Po cili gabim zë vendin e parë në gabimet e burrave?

Në vendin e parë…

Mungesa e lojërave paraprake! E kemi thënë shpeshherë se përkëdheljet dhe puthjet, të cilat bëjnë të mundur stimulimin e zonave erogjene të gruas, janë një etapë thelbësore e seksit, pasi gratë kanë nevojë për më shumë kohë që të arrijnë orgazmën. Kjo është edhe arsyeja e pranisë së 65% të grave në këtë sit takimesh!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ai më mashtroi keq...

Next Post

Idajet Beqiri: Lamtumirë mik i shtrenjte, shëmbulli i gjyqësorit shqiptar!

Advertisement