– Përshëndetje! Dëshiroj të marr ndihmë nga ndonjë specialist i kompjuterave për sa vijon: Dua të blej një kompjuter profesional bashkëkohor për procese të ndryshme pune e montazhi për fotografinë e filmin. Ju lutem, më tregoni çfarë tipi kompjuteri më këshilloni, ku mund të gjendet në Shqipëri dhe sa mund të kushtojë i kompletuar? Faleminderit!
Aranit Duraku, Teknik Kompjuteri, aranit7@hotmail.com: – Së pari, ju përshëndes. Zakonisht, të gjithë ata që blejnë kompjutera, bëjnë disa gabime në zgjedhje sepse nisen nga imazhi, nga emri i firmës apo paraqitja e kompjutreët pa parë aspak parametrat e tij të vërteta dhe si punon. Përzgjedhja e një kompjuteri bëhet në bazë të llojit të punës për çfarë do të përdoret. Në këtë rast, duke u mbështetur te lloji i punës që ju dëshironi të zhvilloni, nëse ju duhet një kompjuter profesional, ju nevojitet të siguroheni se kompjuteri ka parametrat që do t’ju përshkruajmë më poshtë:
1. Hapësirë të madhe RAM memorie (DDR3-1333 mhz).
2. Kartë grafike mbi 512 Mega byte (preferohet 1 Gigabyte / ATI Radeon HD 5770).
3. Video Memorie mbi 256 megabyte (por nëse ke RAM memorie të madhe i ndihmon duke i shtuar forcën video memories që do të thotë se nëse ke një video memorie 256 megabyte, mund të arrijë gjer në 2000 megabyte ose diçka më shumë që do të thote se e bën shumë më të shpejte dhe me të qarte grafiken e monitorit)
4. Procesor Core 2 Duo ose tip me i ri (Core i 3/Core i 5 nëse do donim të shkonim në profesional do merrnim Core 7 (në procesor do të veçoja një pjesë te tij që quhet memorie e fshehur që, sa më e madhe të jetë ( level 2 cache) aq më shpejt procesohen të dhënat sepse aty ruhen të gjitha dhe nuk ka nevoje që të shkruhen nga e para.
5. Pllaka e kompjuterit (sa më e re të jete si prodhim, aq më e mirë është dhe përkrah teknologjinë më të avancuar. Në këtë rast do jepja nje shembull-ASUS M4A89GTD PRO/USB3 Motherboard)
6. Hapësira ose disku ku ruhen gjërat e nevojshme, mund të jetë i çdo lloj firme, rëndësi te kjo pjesë e kompjuterit ka se sa i shpejtë është dhe sa e ka pjesën e fshehur ku i ruan të dhënat për procesim. Unë do të këshilloja shpejtësinë 7200 rpm, bufer memory 16 Mb, transferimin e të dhënave 3000 Mb/sec dhe kohen e vonimit në ndezje 4.2 msec, që do të thote se proceson ndezjen shumë shpejt.
– Një kompjuter i tillë me një monitor 22, mund të kushtojë rreth 1300 euro dhe klasifikohet si profesional.
Advertisement