Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Noteri më vodhi shtëpinë duke më mashtruar…

– Përshëndetje avokat! Ju falënderoj shumë për opinionet ligjore që na jepni në gazetë. Unë jam një zonjë nga Përmeti, mësuese në profesion. Më ka ndodhur një problem që më ka shkaktuar një dëm shumë të madh ekonomik. Një noteri në qytetin e Përmetit i kam shitur një shtëpi të cilën e kam trashëguar nga mamaja. Personi që ma bleu këtë shtëpi, ka kryer edhe veprimet noteriale, pra, ka përpiluar kontratën e shitjes dhe e ka firmosur si blerës, por edhe si noter. Këtë kontratë e kam firmosur edhe unë, në pozicionin e shitëses. Duke qenë se familja jonë me atë të noterit ka pasur njohje të vjetra, në mirëbesim, ai më tha që do të paguante gjysmën e shumës në kohën që unë do të nënshkruaja kontratën në zyrën e noterisë dhe gjysmën tjetër do t’ia jepte bashkëshortit tim pas një jave, pasi nuk kishte mundësi të tërhiqte lekët nga banka, ku i kishte në depozitë. Pasi kryem të gjitha veprimet e duhura noteriale dhe kaloi afati 7 ditor që diskutuam, ai nuk u bë i gjallë për të kontaktuar me bashkëshortin tim. I shkova në zyrë dhe i kërkova pagesën, por ai më tha që pagesën ia kishte dhënë bashkëshortit, gjë që nuk është e vërtetë pasi bashkëshorti ma mohon. I nderuar avokat, më jepni një zgjidhje si të veproj. Avokatët këtu më kërkojnë pagesë që të hap proces gjyqësor. Unë u them “kur të mbarojë gjyqi dhe unë të fitoj, do t’ju paguaj”, por ata nuk pranojnë. Si t’ia marr lekët noterit që më mashtroi për pronën? Ju lutem, pres një zgjidhje juridike nga ana juaj. Kam shumë besim tek aftësitë tuaja profesionale.
Av. Drn. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlaë.com, cel. 0692737706 & ++35544532512: – E nderuar zonjë! Më vjen shumë keq për atë që ju ka ndodhur. Përpara se ju të mendoni për të filluar një proces gjyqësor, duhet të verifikoni faktin nëse bashkëshorti juaj e ka marrë gjysmën e pagesës nga noteri apo jo. Pa dashur të paragjykoj bashkëshortin tuaj, mund të ketë ndodhur që noteri t’ia ketë bërë gjysmën e pagesës së shtëpisë së shitur bashkëshortit tuaj dhe ky i fundit nuk tregohet i sinqertë. Duhet të shikoni nëse kjo është një lojë midis noterit dhe bashkëshortit, pra, ata mund ta kenë gjetur gjuhën mes tyre, të kenë rënë në kompromis që bashkëshorti të marrë një shumë të konsiderueshme nga gjysma e pagesës dhe një pjesë ta marrë noteri. Nëse bindeni që varianti juaj është i besueshëm, atëhere mund t’i futeni rrugës ligjore. Në këto raste, kur firmoset një kontratë shitjeje dhe çfarëdolloj kontrate tjetër përpara noterit, ku të dyja palët kanë rënë dakord dhe kanë firmosur për këtë kontratë, të gjitha pretendimet e mëvonshme janë të kota dhe nuk merren parasysh, pasi prezupozohet se të dyja palët, përpara se të shkojnë te noteri për të firmosur kontratën e shitjes, kanë rënë dakord për vlerën e sendit. Të dyja palët kanë të drejtë ta lexojnë kontratën përpara se ta firmosin dhe, përveç të tjerave, noteri është i detyruar t’ua lexojë me zë të lartë të dyja palëve.
– E kuptoj besimin që ju keni patur te noteri, por ajo çfarë mund të kishit bërë ishte një kontratë premtim shitjeje ose kontratë shitjeje me kusht. Pra, në momentin që noteri do të paguante pjesën tjetër të pagesës, atëhere atij i kalonin të gjitha të drejtat mbi pronën, pra, legjitimohej si pronar. Përpara se të nënshkruanit këtë kontratë, ju duhet të konsultoheshit më një avokat, pasi avokati është shumë i rëndësishëm kur qytetari kryen një veprim juridik me një palë tjetër, qoftë ky fizik ose juridik. Ju nuk i keni patur aftësit e duhura juridike për të kuptuar atë çfarë ju ka bërë noteri. Shpeshherë, qytetarëve u duket shpenzim i kotë konsulenca me një avokat kundrejt pagesës, por realisht, kjo është një pagesë qindra herë më e vogël në raport me humbjen që mund t’i shkaktohet qytetarit nga një veprim juridik i gabuar.
– Këshilla ime është që ju të ngrini në gjykatë kërkesë padi me objekt pavlefshmërinë e kontratës së shitjes ku të argumentoni të gjitha faktet siç ju ka ndodhur në të vërtetë. Noteri, në kundërshtim me ligjin “Për noterin”, ka hartuar vetë kontratën dhe ka kryer të gjitha veprimet e mëvonshme, gjë që është e ndaluar nga ligji i sipërcituar. Noterit i lejohej ta blinte këtë shtëpi, por kontratën ju duhet ta kishit firmosur në një noter tjetër. Me këtë argument dhe të tjerë, ju duhet të deklaroni në gjykatë se noteri ju ka mashtruar. Barra e provës për t’i provuar këto në gjykatë ju takon juve, pasi nëse ju i provoni, gjykata mund të vendosë pavlefshmërinë e kontratës së shitjes, detyrimin e noterit për të dorëzuar shtëpinë dhe detyrimin tuaj për t’i kthyer pagesën që keni vendosur në kontratën e shitjes. Megjithatë, ju duhet të insistoni edhe një herë që me marrëveshje ta zgjidhni këtë konflikt. Në rast se nuk shikoni zgjidhje, atëhere jeni e detyruar t’i drejtoheni gjykatës.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çartani: Kam lënduar ndonjë femër...

Next Post

Seldi Shehu, arkitekt: Puna e arkitektit, jo luks, por kursim!

Advertisement