Jam Eda. Pashë në ëndërr sikur isha në një provim. Përpara kisha një tavolinë të madhe ku ishte i ulur komisioni. Papritur afër tavolinës time afrohet një shoqja ime e cila kishte veshur një bluzë plastike transparente. Gjithë cfarë ishin aty, filluan të qeshnin me bluzen e saj. Edhe unë u çudita. Biles njëri nga ata që po bënin provim, i thotë një anëtari të komisionit rreth të 60-ve, ja çfarë ka veshur ajo. Por ai çuditërisht nuk reagon si neve, sikur ishte mësuar me këto gjëra. Çdo të thotë kjo lloj ëndrre?

E dashur Eda, thuhet që vetë jeta është një provim në vetvete. Dhe duket që edhe në rastin tuaj, siç shifet edhe nga ëndrra, ju vazhdimisht i nënshtroheni gjykimit të familjes tënde. Ju keni ca kohë që jeni në konflikt me familjen, sepse ata nuk janë dakort me zgjedhjet e tua në jetë. Dhe personi me bluzë transparente që ke parë në ëndërr, jeni po ju. Që do të thotë që jeni e frikësuar nga ideja që ata tashmë dinë çdo dobësi tënden, dhe shohin qartë dhe pasiguritë e tua. Dhe kjo stë pëlqen aspak. Megjithatë një person i moshuar në familjen tënde, duket më pak paragjykues se të tjerët. Atëherë është mirë që ju të flisni me atë, që t’ju ndihmojë që ju të jeni më e vendosur në ato çfarë doni të bëni apo thoni. Paçi fat.

 

Kam parë në ëndërr shoqen time më të ngushtë, kur ishte 16 vjeçe, sepse tani ajo është 30 vjeçe. Sikur po ecja në një tunel shumë të gjatë që përfundonte tek një Kishë. Dhe aty brenda Kishës ishte kjo shoqja ime e ulur në një stol dhe po qante me dënesë. Çfarë kuptimi ka kjo ëndërr?

E dashur lexuese. Në ëndrrën tënde duket që ju jeni kthyer mbrapsht në kohë, gjë e cila po ju ndodh dhe në realitet. Shoqja në ëndërr jeni po ju, që do të thotë që po kaloni një periudhë të vështirë të ngjashme me kohën e adoleshencës. Tuneli do të thotë që ju ndiheni e vetmuar, dhe keni nevojë për dikë që t’ju mbrojë dhe t’ju ngushëllojë. Megjithse në moshë të pjekur, ndiheni si një adoleshente e braktisur, që ka nëvojë më shumë se kurrë për dashuri dhe miq. Atëherë ëndrra këshillon që ju të flisni dhe të këshilloheni me shoqen më të ngushtë që keni tani në këtë moshë. Sepse duket që kjo periudhë jo e mirë, do t’ju shoqërojë edhe për disa kohë. Deri në momentin që ju të vendosni të dilni nga kjo gjendje. Gjithë të mirat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *