Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Poezia juaj…

Gjithë jeta ime bëhesh ti

Çdo ditë kur bregut detit dalim,
Më merr në krahët e tu plot dashuri.
Ashtu të mbaj edhe unë në zemrën time
Dhe e gjithë jeta ime bëhesh ti…

Më pëshpërit në vesh se jam si një engjëll
Se buzeqeshja ime jetën të shton.
Por të dëgjoje rrahjet e zemres sime
Thonë se veç për ty zemra ime jeton…

Advertisement

Buzëqesh e lumtur në krahët e tu
Vërtet si një engjëll më bën të ndihem
Në shpirtin tënd hyj e të jap jetë
E me zemrën time aty ndjej të digjem… Fleta Satka

Ikona adhuruese…

Prapa syzeve të err’ta fshehur vite sytë e mi
E pas heshtjes monotone një kujtim! Kujtimi yt
I buzëqeshja atij kujtimi sa dhe vetë më bën çudi
”Mund të qeshë vallë njeriu kur përlotur i ka sytë?

U mundova të t’largoja, nëpër netët pa mbarim
Por ti hyre nëpër ëndrra e u bëre si kitarë.
E me ty çdo natë lodroja melodi të shpirtit tim
Por që kurrë nuk i këndova, isha veç një ëndërrimtar

Fëshfërinte errësira që me erën ish’ bërë një,
Nëpër mure zvarrë tërhiqej pa fytyrë kujtimi yt.
Ka ikona meditimi që vështirë të vijnë me zë.
Janë imazhe adhuruese, i jeton kur i mbyll sytë!

Kur ti, pas natës fshihesh e shkel kufijtë e mi
Gjumin edhe ëndrrat m’i largon tmerrshëm.
Vjen torturë e ëmbël, maskuar dashuri.
E vijon më pas, frymëzim i menjëhershëm. Bledi Ylli

Netë mekatare

Në shtratin e mëkateve të zjarrëta,
dy trupa shkrihen bëhen një,
…e dora jote butësisht,
asnjë rrobë në trup s’po më lë.

Dhe pëshpërimat nëpër vesh,
“i imi”, e “imja” përgjithmonë,
Dhe buza jote, ashtu padashur,
mbi gjoksin tim po kalon…

Të ëmbla duart mbi lëkurë…
Sa më sjell një drithërim
dhe puthja jote duke folur:
“Të adhuroj, o qielli im!”… Dorina Mushi

Në kryqëzim

Në një nga kryqëzimet e jetës
papritur u takuam
Kur unë s’isha unë e ti s’ishe ti
U pamë një herë gjatë në sy
Dhe mbetëm të mbërthyer aty
Rrugën humbëm,
nuk dinim nga shkonim
Herë shkelnim në gropa
e herë mbi bar e asfalt
Herë humbnim njeri tjetrin
E herë e gjenim prapë.
Sot përsëri u takuam
Në të njëjtin kryqëzim
Ku atëherë u pamë
E sot ndjejmë mallëngjim
Shihemi në sy e s’njihemi
Rrugët tashmë i dimë
Por unë s’jam më unë
e ti s’je më ti
Duhet të vazhdojmë rrugën
Secili në tjetër drejtim
Por këmbët nuk lëvizin
Sytë na kanë ngrirë
Midis nesh heshtja e gjatë
E ne përsëri në atë kryqëzim. Aida Previzi

Ëndërr

Sonte, hëna nuse me një yll martohej
Ndërsa unë i vetëm
Shkelja në këtë natë
Pa dashurinë time!
Sonte… në dasmën tonë
S’mungonte askush
Ishin hëna, yjet dasmorë
Po ti shpirt, ku ishe?!
Sonte… ti e vrave ëndrrën time
E theve zemrën time
E copëtove në qindra – miliona,
Miliarda thërrime! Alban Arapi.

Per Muzën..!

Sikur ta dinin që s’të kam fshehur
por çdo ditë tregoj për ty
në gjithë ato vargje të kam derdhur
të kam vënë emrin dashuri.
Po s’e kuptojnë dot ëndrrën tonë
as gjuhën tonë s’e kuptojnë
hieroglifet tona dot s’i dëshifrojnë
veç një dashuri si tonën, ëndërrojnë.
Unë e thashë dhe emrin tënd
me thonjëza dashurie shoqëruar
pikturova fytyren tënde
si një Monalizë e menduar.
Ashtu ndërtova edhe ca sonete
me notat e zemrës sime në pentagram
si një Moxart në dy tela violine
përshkrova çastet e dashurisë tonë! Ylli Jahaj

Muza jote

Dikush tjetër u bë muza jote
Dhe vargu yt gjen frymëzim
Ëndërruar më përlote
Mbaj në shpirt thjesht një kujtim.

Për dreq më trembte dashuria
Dhe vargu yt me domosdo
Mërguar digjte poezia
Rrëzohej vjeshtës, më do, s’më do.

Tani nuk jam më muza jote
Dhe zemra mbushur plot trishtim
Më vret, më ther kjo heshtja jote
E gjumë nuk kam, nuk kam as zgjim.

Ti nuk e di sa vret vetmia
Të presësh ankthit një shkëndijë
Ndoshta nuk di se ç’është mërzia
S’të kam mërzitur për Perëndi.

E mpirë jam nga largësia
Por një vështrim afër e kam
Më çon në qiej e hapësira
Syri yt… me yllin ngjan. Anila Mataj

Viktimë dashurie
Kushtuar Nënë Terezës

Kam një zemër kockë e lëkurë
Viktimë e urisë për dashuri!
“Shpirtin ngroh me cigare
Kam frikë mos ngrin
Nga të ftohtit poshtërsitë e kësaj bote
Jam viktimë e dashurisë për njerëzit
Ndërsa ti prehesh tmerrësisht në parajsën e lumturisë
Përqafimesh të tjera hyjnish
Unë hap krahët e pushtoj deri në dhimbje
Skeletin e vetmisë time
Nuk lodhem së dashuruari hyjnitë
Që s’paskan nevojë për dashurinë time. Alban Arapi

Po njerëzit, kur?!

Qiellit, fytyra me re
Nisi t’i përskuqet
Si i zënë në faj.

Gjithë natën
Gjëmoi e vetëtiu
Pa më të voglën mëshirë,
E tani
E paska zënë turpi!

Dhe qiejt u turpëruakan
Nga gabimet
E teprimet e tyre?!
Po njerëzit, njerëzit, kur?! Miltiadh Davidhi

Pranë teje

Do të doja të ecja pranë teje
të flisja, të flisja shumë gjatë
Do doja të mos kish largësi
një pritje pse duhet të zgjasë
Do të doja aromën e trupit
ta ndjeja dhe ëmbël ta shijoja
Të puthja unë buzën e nxehtë
T’i shkrija ndjenjat do doja…
Do mundja të vdisja pranë teje
në paqe me ty veç të isha
Do dhuroja gjithçka nga vetvetja
po vetëm këtë mall e dhimbje të mos kisha. Ina Vlorë

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Historia e një pleshti në këmbën e studentes gjermane

Next Post

Çartani: Kam lënduar ndonjë femër...

Advertisement